KEDS: Jemi përgatitur për furnizim stabil me energji elektrike për festën e Vitit të Ri
Kompania për distribuim dhe furnizim me energji elektrike, KEDS siguron konsumatorët se ka bërë të gjitha përgatitjet për furnizim stabil me energji elektrike gjatë festave të fundvitit. Zyrtarët e KEDS-it u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos e shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje, pasi që në disa zona ka më shumë ngarkesë. Zëdhënësi i […]
Kompania për distribuim dhe furnizim me energji elektrike, KEDS siguron konsumatorët se ka bërë të gjitha përgatitjet për furnizim stabil me energji elektrike gjatë festave të fundvitit.
Zyrtarët e KEDS-it u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos e shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje, pasi që në disa zona ka më shumë ngarkesë.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë për KosovaPress se kjo kompani është përgatitur për furnizim stabil me energji elektrike për festën e Vitit të Ri.
“KEDS-i ka bërë përgatitjen e rrjetit dhe sigurisht që së bashku me KESCO është e përgatitur që ketë furnizim stabil me energji elektrike gjatë festave të fundvitit, ndërsa qytetarët duhet t’i përmbahen thirrjeve tona për kursim, sidomos të ngrohjes me energji elektrike dhe ta evitojnë këtë aty ku ka mundësi në mënyrë që të na e lehtësojnë edhe neve barrën pasi që bëhet fjalë për furnizim me energji elektrike dhe jo për furnizim me ngrohje”, theksoi ai.