KDI: Deputetët bënë 1585 mungesa në Kuvend, prin Lumir Abdixhiku

28.12.2023

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), e ka prezantuar një raport rreth punës njëvjeçare të Kuvendit të Kosovës. Sipas të dhënave nga ky raport, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë shënuar 1585 mungesa gjithsej, apo rreth 23 për qind në secilën seancë. Ndërsa, ndër deputetët që munguan më së shumti në Kuvend gjatë këtij viti […]

KDI: Deputetët bënë 1585 mungesa në Kuvend, prin Lumir Abdixhiku Foto: Ilustrim

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), e ka prezantuar një raport rreth punës njëvjeçare të Kuvendit të Kosovës.

Sipas të dhënave nga ky raport, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë shënuar 1585 mungesa gjithsej, apo rreth 23 për qind në secilën seancë.

Ndërsa, ndër deputetët që munguan më së shumti në Kuvend gjatë këtij viti prin lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me 44 mungesa.

Pas tij me më së shumti mungesa është ranguar kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behxhet Pacolli dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Ndërsa, lista e mungesave vazhdon me deputetin e LVV-së, Ardian Kastrati dhe nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

“Kuvendi ka problem me agjendë parlamentare. 71 projektligje janë miratuar nga Kuvendi, apo çereku i agjendës legjislative. Mungesat e deputetëve: 1585 mungesa të deputetëve, në secilën seancë 23.5% të deputetëve kanë mungu. Deputetët që kanë mungu më shumë: Lumir Abdixhiku 44 mungesa nga 56 seanca. Behxhet Pacolli, Memli Krasniqi, Ardian Kastrati dhe Saranda Bogujevci”, thuhet në raportin e KDI-së.