Kaq vite burg dënohesh për mos respektim të vendimit të Qeverisë për masat kundër Coronavirusit

12.03.2020

Qeveria e Republikës së Kosovës dje në ora 20:00 ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, me të vetmen pikë diskutimi: Shqyrtimi i propozim-vendimit për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga Coronavirusi Covid-19. Pasiqë Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur pandemi Coronavirusin atëherë në këtë mbledhje të jashtëzakonshme Qeveria e Kosovës mori vendim për aplikimin […]

Kaq vite burg dënohesh për mos respektim të vendimit të Qeverisë për masat kundër Coronavirusit Foto: Ilustrim

Qeveria e Republikës së Kosovës dje në ora 20:00 ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, me të vetmen pikë diskutimi: Shqyrtimi i propozim-vendimit për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga Coronavirusi Covid-19.

Pasiqë Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur pandemi Coronavirusin atëherë në këtë mbledhje të jashtëzakonshme Qeveria e Kosovës mori vendim për aplikimin e 11 masave mbrojtëse ndaj këtij virusi.

Njëra ndër vendimet e marra nga Qeveria është mbyllja e procesit edukativo arsimor dhe institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020.

Po ashtu Qeveria ka marrur vendim që të pezullohet përkohësisht linja e udhëtimit ajëror dhe tokësor.

Kontroll i obliguar i udhëtarëve nga ekipet mjekësore të QKMF’vë në të gjitha hyrjet dhe daljet e Kosovës me mbështetjte të PK;së.

Masa e njëmbëdhjetë thotë se personat fizik dhe juridik të cilët nuk i respektojnë dhe i shkelin rekomandimet do të ndëshkohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, parashihet dënimi për gjithë ata që nuk i respektojnë vendimet e nxjerra nga institucionet përkatëse lidhur me sëmundjes gjatë kohës së epidemisë.

“Neni 250. Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë. Kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, dënohet me burgim deri në dy (2) vjet”, thuhet në Kodin Penal të Kosovës.

Sëmundja vdekjeprurëse, që ka marrë mijëra jetë në shumë vende të botës, tash për tash nuk është konfirmuar të ketë mbërritur në vendin tonë.

Ndonëse shumë qytetarë deri më tani janë testuar me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi, rezultatet kanë treguar se asnjëri prej tyre nuk është infektuar nga sëmundja, që origjinën e ka nga Kina.