Kancelari Scholz për vizat: Angazhohemi që liberalizimi të vijë sa më shpejt

10.06.2022

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz në konferencën për media së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka përsëritur edhe njëherë angazhimin e qeverisë së tij për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai ka theksuar se flasin me të gjithë partnerët evropianë për të hequr regjimin e vizave për Kosovën, kësisoj që ata të bienden […]

Kancelari Scholz për vizat: Angazhohemi që liberalizimi të vijë sa më shpejt Foto: Ilustrim

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz në konferencën për media së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka përsëritur edhe njëherë angazhimin e qeverisë së tij për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai ka theksuar se flasin me të gjithë partnerët evropianë për të hequr regjimin e vizave për Kosovën, kësisoj që ata të bienden se një gjë e tillë duhet të ndodhë.

Scholz shtoi se edhe më herët ka thënë se angazhohen që liberalizimi i vizave të vijë sa më shpejtë, kjo pasi që kushtet janë plotësuar.

“Unë e kam thënë edhe më herët ne angazhohemi që liberalizimi i vizave të vijë sa më shpejt pasi që kushtet janë plotësuar dhe për këtë flasim me të gjithë partnerët në Evropë dhe ata të binden siç jemi bindur ne që moti”, tha Scholz.

Kryeministri Kurti ishte takuar me kancelarin Scholz para një muaji në Berlin, ku ka thënë se qeveria e tij e ka në agjendë të qeverisë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Gjithashtu, Scholz ka shtuar se qeveria federa e ka fiksuar këtë si objektiv në marrëveshjen e koalicionit.

“Qeveria federale e ka fiksuar këtë si objektiv në marrëveshjen e koalicionit. Për këtë unë angazhohem me këmbëngulje me Bashkimin Europian në biseda me partnerët”, tha kancelari.