Kadri Bytyqi zgjedhet kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës
Kuvendi i OFK-së gjatë ditës së sotme ka mbajtur punimet në seancë konstituive, në të cilën u zgjedh edhe Kryetari i ri i OFK-së z. Kadri Bytyqi. Me propozimin e z. Bytyqi, Kuvendi ka votuar edhe znj. Jehona Hakaj si dhe z. Astrit Haxhijaha për nënkryetar të OFK-së. Kryetari Bytyqi në fjalimin e tij inagurues […]
Kuvendi i OFK-së gjatë ditës së sotme ka mbajtur punimet në seancë konstituive, në të cilën u zgjedh edhe Kryetari i ri i OFK-së z. Kadri Bytyqi.
Me propozimin e z. Bytyqi, Kuvendi ka votuar edhe znj. Jehona Hakaj si dhe z. Astrit Haxhijaha për nënkryetar të OFK-së.
Kryetari Bytyqi në fjalimin e tij inagurues u zotua për punë të përbashkët të të gjithë Kuvendit të OFK-së drejt arritjes të një qëllimi të vetëm, avanësimin e sektorit farmaceutik në sistemin shëndetësor dhe në shoqërinë Kosovare.
Kryetari Bytyqi me këtë rast faleminderoj Kryetaren e deritanishëm në detyrë të OFK-së znj. Kelmendi për udhëheqjen e saj gjatë periudhës tranzitore.
Me këtë rast në prezantimin e programit qeverisës u paraqiten edhe objektivat programore qeverisës si:
- Inicimi dhe aprovimi i Ligjit për Farmacinë
- Rritjen e numrit të farmacistëve të punësuar në sistemin publik shëndetësor
- Rritja e numrit të specialistëve në fushën e farmacisë
- Përmirësimi i mënyrës së funksionimit të OFK-së
Biografia e shkurtër e Kryetari të Ri :
Kadriu është i lindur në Mushtisht të komunës së Suharekës,është i martuar dhe prind i tre fëmijëve.
Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka kryer në vendlindje. Ndërsa për studime është regjistruar me gjeneratën e parë të drejtimit farmaci, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. I diplomuar ndër të parët në drejtimin e Farmacisë me notèn mesatare 9, ku dhe në Shtator të vitit 2003 kishte marrë titullin Magjistër i Farmacisë.
Është licencuar si profesionist shëndetësor në Mars të vitit 2004, prej atëherë ka ushtruar veprimtarinë e farmacisë, në cilësinë e personit përgjegjës profesionist.
Në vitin 2009 – 2011 ka qenë Kryetar i Shoqatës Farmaceutike, shoqatë e cila ka kontribuar në të mirë të profesionit e profesionistit, duke u bazar në punë vullnetare.
Nga viti 2011-2013, ka qenë anëtar i shoqatës, gjatë kësaj periudhe ka marrë pjeseë aktivisht në grupet punuese, që merreshin me hartimin e infrastrukturës ligjore, për themelimin e Odave tè Profesionistëve Shëndetësor.
Ka qenë anëtar i legjislaturës së parë të Kuvendit të OFK-së, në periudhen 2014-2018, gjatë kësaj periudhe ka qene githashtu edhe anëtar i Këshillit drejtues të OFK-së.
Kjo ka qene periudha e themelimit të OFK-së, ku kryesisht puna ishte vullnetare, per dy vite e giysmë.