Ka një limit, kaq kosovarë do të mund të marrin vizë pune sivjet për në Gjermani

08.04.2022

Deri më tani mijëra kosovarë kanë aplikuar për të siguruar një termin për vizë pune. Ndonëse në këtë listë të regjistrimeve për termine po aplikojnë mijëra qytetarë, ajo ka një limit që sa kosovarë mund të marrin termine për viza pune. Sigurisht që shumë kosovarë ia mësyjnë këtij misioni diplomatik për të marrë një vizë […]

Ka një limit, kaq kosovarë do të mund të marrin vizë pune sivjet për në Gjermani Foto: Ilustrim

Deri më tani mijëra kosovarë kanë aplikuar për të siguruar një termin për vizë pune.

Ndonëse në këtë listë të regjistrimeve për termine po aplikojnë mijëra qytetarë, ajo ka një limit që sa kosovarë mund të marrin termine për viza pune.

Sigurisht që shumë kosovarë ia mësyjnë këtij misioni diplomatik për të marrë një vizë që u siguron një vend pune në shtetin e Gjermanisë.

Për çdo muaj ambasada gjermane i lëshon 500 deri në 800 viza pune, ku për to aplikojnë pothuajse rreth 50 mijë qytetarë.

Këto termine do të ofrohen derisa të arrihet numri maksimal që është i lejuar për një vit.

Nga Ambasada kanë deklaruar se gjatë këtij viti, jo më shumë se 5 mijë e 500 aplikues kosovarë do të mund të marrin një vizë për nisje të punësimit atje.

“Në fakt ambasada mund t’i ofrojë rreth vetëm 500 deri në 800 termine për aplikim në muaj, derisa të arrihet numri maksimal prej 5.500 viza për një vit për aplikuesit nga Kosova. Do të thotë në vitin 2022 gjithsej jo më shumë se 5.500 aplikues nga Kosova do të mund të marrin një vizë për nisje të punësimit sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor”, thanë nga ambasada gjermane për Express.