LVV
PDK
LDK
AAK

Policia e Kosovës pranon donacionin rreth 300 mijë euro nga Ambasada Gjermane

para 59 dite

Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Kufi, sot më 17.12.2024, në një ceremoni të organizuar, ka pranuar një donacion nga Gjermania, donacion i realizuar përmes Ambasadës Gjermane në Republikën e Kosovës.

Policia e Kosovës pranon donacionin rreth 300 mijë euro nga Ambasada Gjermane

Për të shënuar këtë donacion u realizua një ceremoni e dorëzim-pranimit të mjeteve, ku dorëzimi i pajisjeve u bë nga ambasadori gjerman në vendin tonë z. Joern ROHDE , kurse pajisjet u pranuan nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend HOXHA. Prezent në ceremoni ishte edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme z. Xhelal SVEÇLA, drejtori i Departamentit për Kufi z. Fehmi XHATA etj.

Rreth bashkëpunimit dhe mbështetjes së ofruar nga Gjermania, të pranishmit mbajtën nga një fjalë rasti, ku nga ana jonë u falënderua shteti gjerman për mbështetje të vazhdueshme për Policinë e Kosovë si në trajnime ashtu edhe në ofrim të pajisjeve për PK-në.

Policia e Kosovës përmes këtij donacioni pranoi:

  • 10 vetura Dacia, vlera 19,880.00€
  • 10 Skaner për dokumente, vlera 23,000.00€
  • 1 set me 3 kamera te sigurisë Smart-dec, vlera 40,500.00€ dhe
  • 12 Kamera Termike, vlera 36,600.00€.

Vlera e përgjithshme e pajisjeve të pranuara është 298,900.00 euro.

Etiketat

Ofertat e fundit