Java fillon me reshje shiu, të premten priten edhe reshje bore

23.01.2023

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë këtyre pesë ditëve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 8 gradë Celsius. Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në viset e ulëta, ndersa në viset e […]

Java fillon me reshje shiu, të premten priten edhe reshje bore Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë këtyre pesë ditëve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 8 gradë Celsius.

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në viset e ulëta, ndersa në viset e larta reshje bore. Reshjet parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.

Ndërkaq nesër do të mbaj mot i vranët ku në pjesen e parë të ditës parashihen reshje shiu, ndersa pasdite pritet dobesim i tyre.

Në juglindje dhe lindje të vendit, nuk parashihet të ketë reshje pasdite.

Të mërkuren dhe të enjten sipas IHMK-së do të mbaj mt kryesisht i vranët, por i qetë dhe me i ftohët.

Ndërsa të premten parashihet të mbaj mot i vranët dhe me kushte për reshje bore.

Edhe gjatë vikendit parashihet reshje bore me intensitet të dobët deri mesatar.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit parashihet do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-9 m|s.