Java fillon me mot të paqëndrueshëm, vranësira e reshje shiu
29.09.2025
Sipas parashikimeve meteorologjike, moti këtë javë do të karakterizohet nga intervale me diell dhe vranësira të shpërndara.
Duke filluar nga dita e enjte, priten edhe riga të herëpashershme shiu.
Temperaturat minimale sot do të sillen nga 5 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 15 deri në 18°C.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, me intensitet të lehtë deri mesatar.