Jasharaj: Më 1 shtator nuk do të ketë nxënës, do të ketë mësimdhënës në grevë

  • 24.08.2022
Jasharaj: Më 1 shtator nuk do të ketë nxënës, do të ketë mësimdhënës në grevë

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka përshëndetur të gjithë mësimdhënësit dhe federatat tjera që ia kanë besuar detyrën si kryetar të Këshillit Grevist në nivel të BSPK-së.

Ai tha se ministrja Nagavci ka nisur një agjendë të takimeve që një kohë me mësimdhënës, mirëpo disa prej tyre, sipas Jasharajt, i kanë thënë se “i kanë të zgjedhurit e vet me të cilët është dashur të bisedohet”.

“Ministrja Nagavci e ka nisur një agjendë të takimeve që një kohë, dhe ka vizituar komuna tjerë duke u takuar me një numër të caktuar të mësimdhënësve, por në shumë komuna ia kanë thënë se mësimdhënësit dhe puëntorët e tjerë i kanë të zgjedhurit e vet me të cilët është dashur të bisedohet. Ne si SBASHK i kemi kërkuar që ministrja Nagavci shqetësimet tona ti ngrisë në qeveri dhe të kontibuojë që të ketë dialog me qeverinë”, ka thënë Jasharaj në një lidhje direkte në emisionin “Frontal” në T7.


Kur u pyet se çka do të ndodh më 1 shtator, Jasharaj tha se “nuk do të ketë nxënës dhe mësimdhënësit do të jenë në grevë”.


“Mësimdhënësit do të jenë në grevë, por edhe administrata në UP dhe do të ndodhë ajo që do të ndodhë dhe greva do të vazhdojë dhe  më 1 shtator nuk do të ketë nxënës, do të ketë mësimdhënës në grevë. Jam i sigurt që përveç administratës në shërbimin publik në nivelin qendror dhe komunal, në grevë do të jenë edhe pjesa më e madhe e gjykatave dhe institucioneve tjera”, tha Jasharaj.

I pari i SBASHK-ut e “luti” kryeministrin Kurti që ta ndryshojë qëndrimin e tij ndaj sindikatave dhe kërkesave tona.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë