Jasharaj i SBASHK-ut: Nisim grevën në fund të marsit nëse nuk hartohet ligji i ri për paga

10.01.2022

Jasharaj ka thënë se paralajmërimet për grevë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci mos t’i merr si kërcënime e shantazhe. Ai për Insajderin ka theksuar se i kanë dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës, kjo që deri në fund të muajit mars të këtij vitit të hartojnë ligjin e ri për paga. […]

Jasharaj i SBASHK-ut: Nisim grevën në fund të marsit nëse nuk hartohet ligji i ri për paga Foto: Ilustrim

Jasharaj ka thënë se paralajmërimet për grevë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci mos t’i merr si kërcënime e shantazhe.

Ai për Insajderin ka theksuar se i kanë dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës, kjo që deri në fund të muajit mars të këtij vitit të hartojnë ligjin e ri për paga.

Sipas tij nëse nuk hartohet ligji i ri për paga deri në muajin e lartëcekur, atëhet do të pasojnë grevat.

“Ne javën e kaluar u takuam me ministrin Sveçla, ku mori pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e kemi konsideruar se më në fund u thye akulli i barrierave që krijonte Qeveria në mungesë të dialogut me sindikatat dhe arritja tjetër që konsideruam se ministri Sveçla premtoi që në fund të shkurtit komisioni i formuar nga ekspertët do ta hartoj versionin e parë të ligjit të pagave, komplet i ri

Sipas Jasharajt, ministri Sveçla u ka premtuar se do të ua dërgoj versionin final të ligjit për paga para se ta dërgoj për votim në qeveri.

“Jemi marr vesh që në mars të ketë debate dhe ministri Sveçla na ka thënë fjalën se versionin final nuk do ta dorëzojnë në qeveri për votim pa u marrë vesh me sindikatat. Nëse nuk realizohet ky premtim, në prill mund të priten edhe vendime për grevë nëse nuk do të realizone premtime e dhëna nga qeveria”.

Gjithashtu, ai ka dhënë edhe një mesazh për ministren Arbërie Nagavci.

“Nuk është mirë që zonja Nagavci sa herë pyet nga mediat për grevat e konsideron si shantazh e kërcënim. Nuk bëjmë shantazh as kërcënime por ne po i paralajmërojmë më kohë duke pas qëllimin e vetëm që qeveria ta mbaj fjalën e vet”, thotë Jashari