Jasharaj i SBASHK-ut: Kurti po mundohet t’i përçajë sindikatat

  • 10.09.2022
Jasharaj i SBASHK-ut: Kurti po mundohet t’i përçajë sindikatat

Mësimdhënësit në Kosovë do të vazhdojnë grevën në afat të pacaktuar deri në plotësimin e kërkesave, ka thënë kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), Rrahman Jasharaj.

Jasharaj ka folur për akuzat e rënda të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, për të cilin thotë se i kanë shkaktuar madje edhe telashe shëndetësore.

Jasharaj ka drejtuar akuza në drejtim të Qeverisë Kurti, për të cilën thotë se po mundohet t’i përçajë sindikatat.


“Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij kanë një qasje tejet të gabuar ndaj sindikatave. Në vend të dialogut fillimisht kanë zgjedhur deklarata që ‘ky nuk e meriton’ e këso deklarata tjera. Janë përzier në punët e sindikatave që është e ndaluar edhe me konventat ndërkombëtare, pastaj në vend të dialogut filluan të më fyenin, dhe këto i përballova, pastaj u munduan të më shpallnin hajn por çdo gjë u vërtetua se nuk jam i tillë”, tha ai për EkonomiaOnline.


“Pastaj doli ajo deklarata e tmerrshme që më kushtoj më përkeqësimin e shëndetit tim, ngase shokët që ishin këtu më kanë parë. Nuk më ka ndodh kurrë ashtu një gjendje krize kur i tërë trupi më dridhej dhe e pash që e humba kontrollin. U pa që pas një kohë e demantoi vetveten duke thënë se është bazuar në lajme të rrejshme”, u shpreh Jashari.

Jasharaj ka thënë se Elvis Hoxha është njëri ndër më të poshtrit në Vetëvendosje, pasi thotë se nga akuzat e tij, ai është alivanosur.   

“E kisha humbur për një kohë vetëdijen dhe këtë e vërtetova se e pash vetën të lagur me ujë nga kolegët, të cilët ishin tmerruar. Po isha i alivanosur se për një kohë nuk kam pasur vetëdije. E kam thënë edhe më herët, po e them edhe tani se nga njerëzit më të poshtër në Vetëvendosje është Elvis Hoxha dhe kam pritur që kryeministri të reagojë, por nuk e bëri”, tha ai teksa falënderoi opinionin për përkrahje.

Ai tha se qeveria në vend të dialogut, po humb kohë e orë duke shëtitur nga një komunë në tjetrën, duke vizituar ndonjë shkollë.

Jasharaj tha se janë në pritje të dialogut dhe se deklaratat e Kurtit nuk do ta zmbrapsin.

“Po të dojë Qeveria, që sot ta thërras kryetarin Hukolli dhe Këshillin Grevist, nëse unë jam një njëri i padëshiruar unë nuk shkoj. Jam i gatshëm që të takohem, por nëse shihem si pengesë nga pala tjetër, ka djem e vajza që udhëheqin për mrekulli sindikatën, veç le të fillojë dialogu. Po nuk ndodhi kështu, atëherë greva do të vazhdojë sepse ky është vullnet i anëtarësisë i jo vetëm i SBAShK-ut, por edhe i sindikatave tjera”, u shpreh Jashari.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë