SBASHK-u: Greva është mbajtur thuajse në të gjitha shkollat, përveç në një shkollë dhe nuk u respektua nga disa mësimdhënës

12.05.2022

SBASHK përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se greva njëorëshe sot është mbajtur në të gjitha shkollat, përveç shkollës “Iliria” në Prishtinë. “Shumë të nderuar anëtarë të SBASHK-ut dhe ju punonjës të arsimit e kulturës që ende nuk jeni anëtarë të SBASHK-ut por që sot e përkrahet grevën e shpallur nga BSPK […]

SBASHK-u: Greva është mbajtur thuajse në të gjitha shkollat, përveç në një shkollë dhe nuk u respektua nga disa mësimdhënës Foto: Ilustrim

SBASHK përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se greva njëorëshe sot është mbajtur në të gjitha shkollat, përveç shkollës “Iliria” në Prishtinë.

“Shumë të nderuar anëtarë të SBASHK-ut dhe ju punonjës të arsimit e kulturës që ende nuk jeni anëtarë të SBASHK-ut por që sot e përkrahet grevën e shpallur nga BSPK dhe e mbështetur nga federatat në BSPK e në këtë rast edhe nga SBASHK-u. Kemi kënaqësinë të iu informojmë se sipas informatave që i kemi marr nga Këshillat Greviste Komunale dhe Universitete (Këshillat Greviste të SUSHK-ut) tregon se pas mbajtjes së grevës njëorëshe edhe në ndërrimin e dytë në nivel vendi greva ishte e realizuar pothuajse 100%, përjashtim bën vetëm shkolla fillore “Iliria” në Prishtinë, të cilët nuk e kanë respektuar thirrjen për grevë, për shkak se në këtë shoqatë sindikale ende nuk janë kryer zgjedhjet e ndoshta janë keq informuar nga ish kryetari i kësaj shoqate sindikale.”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Po ashtu, nga kjo sindikatë kanë theksuar se sipas informatave që kanë, edhe në komunën e Deçanit në dy shkolla kanë thyer grevën dy mësimdhënës si dhe në komunën e Gjilanit dhe Rahovecit nga një mësimdhënës.

“Që të jemi sa më korrekt në informim, gjithashtu sipas informatave që kemi në komunën e Decanit në dy shkolla kanë thyer grevën dy mësimdhënës si dhe në komunën e Gjilanit dhe Rahovecit nga një mësimdhënës, por duke marr parasysh numrin e anëtarësisë së SBASHK-ut që është 25,123, grevës iu kanë përgjigjur rreth 27,000 punonjës të këtij sektori, që do të thotë edhe ata që nuk janë anëtarë të SBASHK-ut, janë solidarizuar me grevën.”, thuhet në komunikatë.

Nga SBASHK-u kanë thënë se nëse deri më 20 maj 2022 nuk ka marrëveshje për plotësim të kërkesave, atëherë do të përgatiten për grevë të përgjithshme.

“Pjesëmarrja kaq e madhe në grevën paralajmëruese na obligon neve udhëheqësinë e SBASHK-ut që të jemi shumë këmbëngulës drejt realizimit të kërkesave tuaja tanimë të njohura dhe presim reflektim pozitiv nga Qeveria për t’i realizuar kërkesat, përndryshe nëse deri me datë 20 maj 2022 nuk ka marrëveshje për plotësim të kërkesave, qysh nga sot iu ftojmë që të bëhen gjitha përgatitjet e duhura që me datë 20 maj 2022 të gjithë së bashku e të bashkuar edhe me anëtarët e federatave tjera sindikale, të organizojmë një protestë në Prishtinë, e cila do të jetë paralajmërimi i fundit para grevës së përgjithshme, të cilën pritet ta shpall BSPK, në rast të mos përmbushjes së kërkesave të anëtarësisë së federatave sindikale.”, përfundon komunikata e SBASHK-ut.