Ish-drejtori: Kushdo në Kosovë mund t’i dëgjojë bisedat e policëve në radiolidhje

25.11.2021

Ish-drejtori i Policisë, tani deputet i PDK-së, Rashit Qalaj, ka përmendur disa nga nevojat e Policisë së Kosovës të cilat duhet sipas tij të adresohen gjithsesi në buxhet. Qalaj ka thënë se kushdo që ka një radio-lidhje mund t’i dëgjojë bisedat e policisë, dhe se kjo sipas tij është alarmante. “Policia ka nevojë urgjente për […]

Ish-drejtori: Kushdo në Kosovë mund t’i dëgjojë bisedat e policëve në radiolidhje Foto: Ilustrim

Ish-drejtori i Policisë, tani deputet i PDK-së, Rashit Qalaj, ka përmendur disa nga nevojat e Policisë së Kosovës të cilat duhet sipas tij të adresohen gjithsesi në buxhet.

Qalaj ka thënë se kushdo që ka një radio-lidhje mund t’i dëgjojë bisedat e policisë, dhe se kjo sipas tij është alarmante.

“Policia ka nevojë urgjente për kalimin nga sistemi analog në digjital të komunikimit. Sistemi analog nuk është fare i sigurt. Çdo kush në Kosovë mund t’i dëgjojë bisedat e policëve në radiolidhje. 80% e policëve janë me antiplumb të skaduar”, ka thënë Qalaj.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës po ashtu tha se Policia e Kosovës ka nevoja urgjente për blerjen e municionit dhe mjeteve të blinduara.