Qalaj: Askush nuk guxon t’i afrohet policit më shumë se 1 apo 2 metra

04.07.2022

Duke folur për përplasjen e familjes Lushtaku me dy zyrtarët policorë, ai ka thënë se askush nuk duhet t’i afrohet policit “më shumë se 1 metër apo 2 metra”. Ai ka thënë se edhe nëse gabon polici në kryerjen e detyrës së tij, kjo gjë duhet të adresohet në mekanizmat përkatës. “Edhe nëqoftëse ka gabuar […]

Duke folur për përplasjen e familjes Lushtaku me dy zyrtarët policorë, ai ka thënë se askush nuk duhet t’i afrohet policit “më shumë se 1 metër apo 2 metra”.

Ai ka thënë se edhe nëse gabon polici në kryerjen e detyrës së tij, kjo gjë duhet të adresohet në mekanizmat përkatës.

“Edhe nëqoftëse ka gabuar polici, janë mekanizmat për t’u adresuar, por jo të sulmohet polici. Është fat i madh që nuk është vrarë askush aty”, ka thënë Qalaj në Pressing të T7.