Infektologu Tolaj: Vaksinimi masiv është vonuar, pandemia mund të ketë një valë të re
Infektologët në vend thonë se ndonëse ka filluar vaksinimi masiv, ende mbetet numër shumë i vogël i të vaksinuarve. Megjithëkëtë ata paralajmërojnë një valë të re gjatë muajve shtator e tetor, por që intensiteti i infeksionit do të jetë shumë më i ulët se ky që po mbetet pas. “Është e rëndësishme që popullata që […]
Infektologët në vend thonë se ndonëse ka filluar vaksinimi masiv, ende mbetet numër shumë i vogël i të vaksinuarve.
Megjithëkëtë ata paralajmërojnë një valë të re gjatë muajve shtator e tetor, por që intensiteti i infeksionit do të jetë shumë më i ulët se ky që po mbetet pas.
“Është e rëndësishme që popullata që nuk ka rënë në kontakt me virusin të vaksinohet sa më shpejtë. Në këtë aspekt vaksinimi e ka rëndësinë e vet.
Në anën tjetër vaksinimi do ta shton imunitetin edhe të atyre që e kanë një nivel të fituar të imunitetit dhe do të ndihmojë në imunitetit kolektiv të përgjithshëm’’, tha Tolaj.
Sipas infektologut Tolaj, tashmë në Kosovë mbi 60 për qind e qytetarëve, e kanë kaluar infeksionin me COVID-19. Tolaj nuk e përjashton mundësinë e një vale të re të Koronavirusit pas pushimeve verore, por që ai parasheh të jetë i intensitetit shumë më të ulët.
“ Një valë e re është e mundur që të ndodh në shtator ose tetor, por që do të jetë e një intensiteti shumë më të ulët se që kanë qenë këto paraprake.
Por në përgjithësi autoritetet janë vonuar për një vaksinim masiv, janë vonuar edhe me veprimet e tyre aktive për ta bindur popullatën për vaksinim si dhe nuk janë në nivel as me hulumtimin e rasteve të reja që po ndodhin në Kosovë dhe kjo është për një kritikë që mund të na kushtojë në periudhat e më vonshme’’, deklaroi Tolaj.