Bizneset Vende Pune Ofertat

IKD: Rishikimi i dënimit me burgim të përjetshëm, në përputhje me të drejtat themelore të njeriut

IKD: Rishikimi i dënimit me burgim të përjetshëm, në përputhje me të drejtat themelore të njeriut

21.11.2023 Lajme

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), vlerëson se rishikimi i dënimit me burgim të përjetshëm në sistemin juridik të Republikës së Kosovës është në përputhje me të drejtat themelore të njeriut.

Kështu thuhet në raportin me titull “Analizën mbi Dënimin me Burgim të Përjetshëm”, të publikuar të martën nga IKD-ja.

Në këtë analizë, IKD ka sqaruar zbatimin me burgim të përjetshëm në sistemin juridik të Republikës së Kosovës dhe po ashtu është bërë edhe krahasimi me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNJ).

“Dënimi me burgim të përjetshëm, si dënimi më i rëndë, në mesin e sanksioneve penale të Kodit Penal të Republikës së Kosovës [tutje: KPRK], ka gjetur vend në këtë të fundit pas abrogimit të dënimit me vdekje me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/59, neni 1, pika 1.5 dhe 1.6 duke zëvendësuar kështu dhe dënimin me burgim afatgjatë, të përcaktuar sipas Kodit Penal të Përkohshëm të Kosovës”, thuhet në raport.

Dënimi me burgim të përjetshëm paraqitet si dënimi më i rëndë që i shqiptohet një kryerësi të veprës penale në Republikën e Kosovës dhe i njëjti aplikohet tek krimet më të rënda që parasheh legjislacioni penal.

“Dënimi me burgim të përjetshëm parashihet në 36 vepra penale të ndryshme, duke përfshirë, por jo edhe duke kufizuar në vepra penale si: tradhtia ndaj vendit, gjenocidi, krimit kundër njerëzimit dhe vrasja e rëndë. Shqiptimi i këtij sanksioni kërkon që vepra penale të jetë e rëndë dhe e kryer në rrethana rënduese apo që ajo vepër të ketë shkaktuar pasoja shumë të rënda. Përmbushja e këtyre rrethanave nuk kërkohet të jetë kumulative, përderisa përmbushet njëra nga të dyja, duke përjashtuar ekzistimin e kufizimeve sipas nenit 41 të KPRK-së”.

Sipas analizës së IKD-së, ky dënimi maksimal, për shkak të përmbushjes së kushtit ‘të qenurit vepër penale e rëndë dhe e kryer në rrethana rënduese’ në Republikën e Kosovës është shqiptuar nga gjykatat plotë nëntë herë brenda viteve 2019-2023. Mirëpo, nga gjetjet e identifikuara të IKD-së, ky dënim asnjëherë nuk ka arritur formën e prerë.

Megjithatë, IKD-ja ka gjetur se edhe përkundër karakterit të përhershëm të këtij dënimi, instituti bashkëkohor i drejtësisë penale për lirimin me kusht, ofron shpresë për lirim nga burgimi i përjetshëm.

“Në përputhje me nenin 90 të KPRK-së, sigurohet mundësia e lirimit me kusht për personin e dënuar me burgim të përjetshëm, pasi të ketë mbajtur 30 vjet nga ky dënim. Mundësia për realizimin e kësaj të drejte fillohet me paraqitjen e kërkesës për lirim me kusht, përmes institucionit korrektues ku i dënuari vuan dënimin. Po ashtu, edhe nëpërmes drejtorit të këtij institucioni, tek Paneli për Lirim me Kusht, në përputhje me Ligjin mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale”.

Tutje, IKD ka analizuar edhe mundësinë e rishikimit të dënimit për lirim me kusht në bazë të legjislacionit kosovar nëse i njëjti është në përputhje me standardin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut [tutje: GJEDNJ], përkatësisht nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut [tutje: KEDNJ].

“Sipas GJEDNJ, rishikimi është e vetmja mënyrë për të vlerësuar dhe rivlerësuar siç duhet bazën legjitime penologjike që justifikon dënimin e shqiptuar me burgim të përjetshëm, duke i lënë në kompetencë gjykatave kombëtare të përcaktojnë formën dhe kohën e këtij rishikimi. Megjithatë, sipas praktikës së vendosur nga GJEDNJ dhe obligimit mbi harmonizimin e legjislacionit nuk kanë arritur të veprojnë disa nga shtetet evropiane, duke bërë që forma të ndryshme të modifikuara të dënimit me burgim të përjetshëm të sfidohen nga kjo Gjykatë”.

“Në anën tjetër, kategoritë e dënimit me burgim të përjetshëm në SHBA ofrojnë vetëm “mundësi teorike” të zbutjes, të cilat nuk sigurojnë një perspektivë realiste për lirim të të burgosurve. Prandaj, në kuptim të nenit 3 të KEDNJ, dënimet e shqiptuara nga gjykatat e Shteteve të Bashkuara nuk do të mund të konsideroheshin të reduktueshme”.

Në analizën e publikuar IKD ka gjetur se rastet e sfiduara në GJEDNJ, mund të thuhet se mbijetesa e dënimit me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi nuk është e sigurt.

“Nëse marrim për bazë elementet përbërëse të nenit 3 të KEDNJ “…askush nuk duhet ti nënshtrohet torturës ose trajtimit ose dënimit çnjerëzor ose poshtërues“, vështirë do të shmangnim cenimet e të drejtave themelore të njeriut. Kështu, në frymën e interpretimeve të vendimeve gjyqësore është e pa argumentueshme ofrimi i rishikimit mbi vlerësimin e lirimit me kusht nga shtetet. Kjo nuk do të thotë se mundësia për rishikim të dënimit do të çojë gjithmonë në uljen e dënimit, pasi që i njëjti mund të na dërgoj në konstatimin se nuk ka bazë për uljen e dënimit”.

Ndërsa, sa i përket Republikës së Kosovës, legjislacioni penal ka ofruar mekanizma për lirim të të dënuarve me burgim të përjetshëm, duke themeluar Panelin për Lirim me Kusht.

“Në linjë me jurisprudencën e GJEDNJ-së është lejuar mundësia që i dënuari me burgim të përjetshëm të mund të lirohet me kusht në mënyrë që të mos cenohet neni 3 i KEDNJ-së. Andaj, sigurimi i një mekanizmi për rishikim siç e ka edhe sistemi juridik i Republikës së Kosovës është në përputhje me të drejtat themelore të njeriut dhe ofrimin e mundësisë për risocializim, si qëllimi kryesor i të drejtës penale”, thuhet në fund.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Për katër vite tetë burra u dënuan me burgim të përjetshëm, në mesin e tyre një nga Suhareka

Për katër vite tetë burra u dënuan me burgim të përjetshëm, në mesin e tyre një nga Suhareka

Gjykatat e Republikës së Kosovës, brenda viteve 2019-2023, kanë shpallur tetë aktgjykime me burgim të përjetshëm ndaj tetë personave, ku asnjë dënim i shqiptuar i kësaj natyre nuk ka marrë epilog.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës dënimi me burgim të përjetshëm shqiptohet për veprat penale më të rënda të kryera në rrethana rënduese ose për veprat penale që kanë shkaktuar pasoja shumë të rënda.

Sipas Kodit, burgimi i përjetshëm nuk mund t’i shqiptohet personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale nuk i ka mbushë njëzetenjë vjet dhe personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale ka pasur aftësi esenciale të zvogëluara mendore.

Këtë dënim maksimal, gjykatat e Kosovës e kanë shqiptuar ndaj të akuzuarve Shefki Spahiu, Bajram Velija, Pjetër Ndrecaj, Trimor Lalinovci, Naser Pajazitaj, Gani Kriezi, Nuhi Mavroqani dhe Dardan Krivaqa, që të gjithë të akuzuar për vrasje të rëndë,  raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dënimet me burgim të përjetshëm në Kosovë të shqiptuar ndaj të akuzuarve të lartcekur, asnjëherë nuk kanë arritur të marrin epilog. Të gjitha aktgjykimet e shpallura me këtë dënim maksimal nuk kanë marrë vendimin e formës së prerë, pasi të njëjtat janë shfuqizuar nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme e Kosovës.

Supremja ka liruar nga akuza njëri nga rastet kur ky dënim është shqiptuar, kurse në rastet tjera nga Apeli dhe Supremja dënimi është zbutur në 25-30 vite burgim.

Vrasja e punëtorit J.A nga ish-polici Shefki Spahiu në një kazino në Suharekë

Punëtori i kazinosë në Suharekë, J.A, nga ish-polici Shefki Spahiu ishte qëlluar nga një distancë 1 metër në pjesën ballore të kokës, duke shkaktuar vdekjen e të njëjtit.

Për këtë, Gjykata Themelore në Prizren më 24 shtator 2020, Spahiun e kishte shpallur fajtor dhe e kishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Ndërsa më 2 prill 2021, Gjykata e Apelit e kishte refuzuar ankesën e mbrojtjes së Spahiut dhe kishte vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë.

Mirëpo, dënimin me burgim të përjetshëm e kishte ndryshuar Gjykata Supreme e Kosovës, e cila ndaj Spahiut kishte shqiptuar dënimin prej 25 vitesh.

Sipas Supremes, gjykata e shkallës së parë me rastin e vendosjes për llojin dhe lartësinë e dënimit ka marrë për bazë vetëm rrethanat rënduese dhe disa prej tyre gabimisht i ka cilësuar si të tilla. E njëjta kishte  vlerësuar se nuk bëhet fjalë për rrethana veçanërisht të rënda nën të cilat është kryer vepra penale e vrasjes së rëndë.

Bajram Velija vrau bashkëshorten me 14 plumba në Prizren

Ngjarja e 6 gushtit 2020 kishte tronditur qytetin e Prizrenit, kur Bajram Velija kishte shtënë 15 herë në drejtim të bashkëshortes së tij, V.A-V. duke e goditur të njëjtën 14 herë në pjesë të ndryshme të trupit. Pas kryerjes së këtij veprimi, i njëjti trupin e të ndjerës e kishte mbuluar me një fustan të saj duke pritur ardhjen e Policisë.

Gjykata Themelore në Prizren, më 1 tetor 2021, ndaj të akuzuarit Velija ka marrë vendim me burgim të përjetshëm.

Ndërsa, Apeli me aprovimin e ankesës së mbrojtjes, dënimin me burgim të përjetshëm e kishte zbutur në 25 vite burgim

Të njëjtin vendim, e ka vërtetuar Gjykata Supreme e Kosovës, në aktgjykimin e së cilës thuhej se Apeli ka arsyetuar mjaftueshëm zbutjen e dënimit.

 Vrasja e gruas dhe vajzës në Gjakovë nga Pjetër Ndrecaj

Pjetër Ndrecaj akuzohej se më 7 gusht 2018, në Gjakovë, kishte qëlluar me armë bashkëshorten, V.N dhe vajzën e tij, K.N., ku të njëjtat nga plagët e marra kanë ndërruar jetë në shtëpinë e familjes së viktimës V.N.

Në seancën e 31 tetorit 2018, Ndrecaj kishte pranuar fajësinë, me ç’rast ai kishte deklaruar se vajzën e tij nëntë vjeçare e ka vrarë në mënyrë aksidentale.

Gjykata Themelore në Gjakovë, më 2 nëntor 2018, Ndrecajn e kishte dënuar me 24 vite burgim për vrasje të  dyfishtë dhe me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje. Mirëpo, Gjykata e Apelit në mars të vitit 2019, kishte ndryshuar dënimin e Themelores duke i shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm.

Kundër vendimit të Apelit, ankesë kishte parashtruar mbrojtësi i të akuzuarit Ndrecaj në Gjykatën Supreme e cila me aprovimin e ankesës rastin e kishte kthyer në rigjykim.

Në rigjykim, më 10 shkurt 2020, Gjykata e Gjakovës, Ndrecajn e kishte dënuar me 24 vite e gjashtë muaj burgim. Për herë të dytë, Gjykata e Apelit kishte ndryshuar vendimin e Themelores, e cila kishte ashpërsuar dënimin, ku nga 24 vite e gjashtë muaj, Ndrecajn e kishte dënuar me 30 vite burgim.

Trimor Lalinovci e kishte vrarë dhe djegur trupin e shokut të tij në Ferizaj

Trimor Lanilovci më 18 dhjetor 2019 kishte vrarë Sh.B. në fshatin Surqinë të Ferizajt duke e qëlluar në pjesën e pasme të kokës dhe trupin e të ndjerit e kishte hudhur në një përrockë në fshatin Kishnapole të Komunës së Gjilanit. E gjithë kjo kishte ndodhur, pasi që Lanilovci ditën kritike nuk kishte mundur të sigurojë pagesën prej 14 mijë euro për parcelën që kishte blerë nga i ndjeri Bytyqi në shumën prej 157 mijë euro.

Në gjykimin e zhvilluar pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, në shqyrtimin fillestar, Lalinovci kishte pranuar fajësinë për veprën penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Për të njëjtin, gjykata e shkallës së parë, më 26 tetor 2020 kishte shqiptuar dënimin me burgim të përjetshëm.

Këtë dënim, e kishte ndryshuar Gjykata e Apelit, e cila dënimin me burgim të përjetshëm e kishte shëndrruar në dënim me burgim në kohëzgjatje prej 30 vitesh.

Sipas shkallës së dytë, dënimi më burgim të përjetshëm, është dënim i ashpër, duke pasur parasysh rrethanat posaçërisht lehtësuese, si pranimi i fajësisë, mosha e re e të akuzuarit si dhe keqardhja e shprehur nga ana e tij.

Naser Pajazitaj akuzohej se kishte privuar nga jeta 24-vjeçaren, D.P., Supremja e liroi nga akuza

Sipas aktit akuzues, më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan, e pikërisht në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë”, Pajazitaj akuzohej se me armë në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën D.P. nga po i njëjti fshat.

Ky rast kishte marrë epilog dy herë në Gjykatën Themelore në Pejë, ku pas gjykimit të parë Pajazitaj ishte shpallur i pafajshëm, kurse pas gjykimit të dytë, ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Por, në të dy rastet, aktgjykimet ishin anuluar nga Gjykata e Apelit, përkatësisht Gjykata Supreme dhe lënda ishte kthyer në rigjykim.

Më 23 qershor 2022, Gjykata Themelore në Ferizaj, në rigjykim e ka dënuar me dënim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e D.P në nëntor të 2015-ës.

Mirëpo, të njëjtin më 6 prill 2023, Gjykata Supreme e Kosovës e ka liruar nga akuza. Sipas arsyetimit të aktgjykimit të Supremes, nuk është provuar fajësia se i dënuari Pajazitaj ka kryer veprën për të cilën akuzohej.

Nuhi Mavroqani kishte vrarë bashkëshorten e tij, S.M me shufër metalike

Nuhi Mavroqani, nga Gjykata Themelore e Gjilanit më 4 dhjetor 2020 ishte dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën për vrasje të rëndë, mirëpo Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rigjykim.

Në rigjykim, gjykata e shkallës së parë e kishte dënuar me 25 vite burgim të akuzuarin Mavroqani, ndërsa të njëjtin vendim më 16 shkurt 2022 e ka vërtetuar Gjykata e Apelit.

Gani Kriezi ka vrarë dhe djegur trupin e vëllait të tij në fshatin Bërnjak të Rahovecit

Gani Kriezi kishte privuar nga jeta vëllain e tij, B.K., në shtëpinë e të ndjerit e cila gjendet larg shtëpisë së tij rreth 40 metra. I njëjti kishte shtënë me armë 3-4 herë në drejtim të ndjerit duke e goditur me predha në gjoks duke e lënë të vdekur në vend. Sipas aktit akuzues, Kriezi e kishte marrë kufomën dhe duke e tërhequr zvarrë me një batanije, e vendos në oborr të shtëpisë dhe e mbulon me materiale të ndryshme si: dru, plastika, thasë letre, dërrasa, letër të zezë, e gjëra tjera, të cilat më pas i ndez duke krijuar një zjarr të madhe i cili qëndron i ndezur 2-3 ditë dhe më pas mbeturinat se bashku me disa mbetje kockore të tani të ndjerit i hedh jashtë shtëpisë në një vend deri tani të pa identifikuar më qëllim për t’i zhdukur gjurmët krimit.

Për këto veprime, Gjykata Themelore në Gjakovë më 8 shkurt të këtij viti ka shpallur aktgjykim dënues duke e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Kundër këtij aktgjykimi, palët e kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.

 Dardan Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjes e M.O.

18 vjeçarja M.O. u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa akuzohet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.

Gjykata Themelore në Ferizaj, pas 9 seancave të zhvilluara, të akuzuarin Krivaqa më 4 gusht 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm.

Kundër këtij aktgjykimi, palët e kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit./BetimipërDrejtësi

“Mos ekzekutimi i pagave në kundërshtim me ligjin, për një pagë 480 euro shteti do t’i paguaj 1500 euro”

“Mos ekzekutimi i pagave në kundërshtim me ligjin, për një pagë 480 euro shteti do t’i paguaj 1500 euro”

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për drejtësi ka thënë se mos ekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligjin. Sipas tij kjo është përsekutim ndaj grevistëve.

Tutje, ai ka shkruar se secili grevist që paraqet padi në gjykatë, përveç pagës, pastaj do të kompensohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamatën ligjore.

Postimi i plotë i Ehat Miftaraj:

Mos ekzekutimi i pagave per grevistet eshte ne kundershtim me ligj. Eshte persekutim ndaj grevisteve.

Perndryshe, secili grevist qe paraqet Padi ne gjykate, perveq pages, pastaj do te kompenzohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamaten ligjore.

Me fjale tjera, nga nje page qe mund te jete 480 Euro per nje muaj, shteti do te paguaj dikund 1500 Euro. Ne fund faturen e paguan taksapaguesi.

P.S. Leximi i ligjit dhe interpretimi i ligjit dallon.

IKD: 31 mijë lëndë mbesin të pazgjidhura nga Gjykatat – Zvarriten aktakuzat ndaj politikanëve

IKD: 31 mijë lëndë mbesin të pazgjidhura nga Gjykatat – Zvarriten aktakuzat ndaj politikanëve

Nga IKD-ja kanë kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që t’i shpërndajë lëndët proporcionalisht, në mënyrë që të ulët sado pak numri i këtyre lëndëve të pazgjidhura. Shqetësuese për ta mbetët zvarritja e aktakuzave ndaj politikanëve.

Hulumtuesi i lartë në IKD, Gzim Shala, ka thënë se aktakuzat ndaj zyrtarëve të profilit të lartë, vazhdon të zvarriten. Ai ka përmendur edhe rastet kur këto procese nuk po marrin epilog përfundimtar.

“Një problematikë e këtyre rasteve është ngrija e aktakuzave ndaj të vdekurve. Ky problem ka qenë edhe në periudhat e kaluara kohore. Aktualisht është në zbatim sistemi për informatimin e lëndëve. I tillë ishte rasti ndaj dy gazetarëve. Përpos që nuk ka vepër penale kjo qasje e prokurorit përpos që paraqet mungesë të profesionalizimit, paraqet edhe cenim të lirisë së shprehjes.

Në shkurt është caktuar edhe seanca ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Shelal Sveçla, për deklarimet e tij në media ishte në kontradiktë me atë çfarë ndodhi në seancë. Kjo shkelje e gjyqtarit në rastin e Sveçlës ka vazhduar edhe më tutje”, ka thënë Shala, raporton EO.

E Myrvet Thaqi, hulumtues në IKD, ka thënë se Themelorja në Prishtinë vazhdon të jetë më e ngarkuara me lëndë, ndërsa ajo në Mitrovicë me më pak lëndë.

“Në baze të statistikave gjykata më e ngarkuar është Themelorja në Prishtinë. Me më së paku lende kanë qenë gjykatësit e Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Këshilli Gjyqësor duhet të ndërmarrë masa dhe të bëjë transferimin e gjyqtare të lëndëve penale dhe të sigurohet që gjyqtarët të kenë lëndë të menaxhueshme në punë. Prokuroria më e ngarkuar me lëndë ka qenë Prokuroria në Prishtinë me 10 mijë lëndë. Monitorimi që instituti bënë punën ka evidentuar trajtim jo efikas të proceseve gjyqësore. Ajo çka kemi evidentuar se këto zvarritje janë aktakuza ndaj politikanëve”, ka thënë ai.

Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Print House Reklama/Shtyp Rr. Bajram Curri - Suharekë,
Kosovë
N.T.P NEON Tjera Xhavit Bajraktari (Rruga Tranzit),
Kosovë
Luli Market Tjera Rr. Mbreti Agron, Gjinoc,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende31 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë