IKD: Qeveria nuk ka arritur të miratojë as gjysmën e projektligjeve

10.02.2023

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka prezantuar raportin me titull “Planifikimi (Jo) adekuat i Qeverisë”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me përmbushjen e Programit Legjislativ për vitin 2022. Naim Jakaj hulumtues në IKD tha se deri në […]

IKD: Qeveria nuk ka arritur të miratojë as gjysmën e projektligjeve Foto: Ilustrim

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka prezantuar raportin me titull “Planifikimi (Jo) adekuat i Qeverisë”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me përmbushjen e Programit Legjislativ për vitin 2022.

Naim Jakaj hulumtues në IKD tha se deri në fund të vitit 2022 ka miratuar vetëm 21 koncept dokumente nga 71 sa kishte planifikuar.

Po ashtu u tha se Qeveria nuk ka arritur qe të miratoj as 30% të koncept të dokumenteve të planifikuara për miratim, raporton kp.

Ndërsa, sipas raportit në mungesë të planifikimit adekuat qeveria e ndryshoi dhe plotësoi programin legjislativ plotë nëntë here. Më shumë pati plan mujor sesa vjetor.

Qeveria gjatë vitit 2022 nuk ka arritur të miratojë as gjysmën e projektligjeve të miratuara duke përmbushur agjendën legjislative vetëm 41,5%, duke miratuar 71 nga 171 projektligje të planifikuara, u tha më tej.

Jakaj tha se IKD ka gjetur se nga 71 projektligje që qeveria i ka dërguar në kuvend në shqyrtim të dytë janë miratuar vetëm 36 prej tyre apo 21.05%.

Eranda Zekaj hulumtuese ne IKD tha se IKD-ja gjatë vitit ka gjetur disa shkelje kushtetuese në ligjbërje, ku qeveria ka miratuar projektligje që bien në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.