Hoxhaj: Krerët e UÇK’së nuk janë thyer në luftë e nuk do të thyhen as në Hagë!

04.11.2021

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka kujtuar sot, siç thotë ai, një vit më parë, mori lajmin më të pabesueshëm të jetës së tij.  “Në ditën e sotme, një vit më parë, mora lajmin më të pabesueshëm në jetën time. Ngritja e aktakuzës ndaj ish-Presidentit Thaçi dhe ish-kryetarit Veseli me bashkëluftetarë ishte […]

Hoxhaj: Krerët e UÇK’së nuk janë thyer në luftë e nuk do të thyhen as në Hagë! Foto: Ilustrim

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka kujtuar sot, siç thotë ai, një vit më parë, mori lajmin më të pabesueshëm të jetës së tij. 

“Në ditën e sotme, një vit më parë, mora lajmin më të pabesueshëm në jetën time.

Ngritja e aktakuzës ndaj ish-Presidentit Thaçi dhe ish-kryetarit Veseli me bashkëluftetarë ishte tronditëse!”, ka shkruar Hoxhaj. 

Ai, tha se shumë pak persona e ditën këtë fillimisht, derisa, kur Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli vendosën të njoftojnë qytetarët.

“Edhe sot, ende, ata po mbahen padrejtësisht në Hagë. Besoj në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë, të cilës i prinë! Krerët e UÇK-së nuk janë thyer në luftë e nuk do të thyhen as në Hagë! Në çdo betëjë kanë dalë fitimtarë dhe faqebardhë!

Atë natë, shumë pak persona në PDK e morëm vesh lajmin, e mbajtëm në mirëbesim, deri në momentin kur dy miqtë e mi,

Hashimi e Kadriu, e vendosën se duhet të njoftohen edhe qytetarët e Republikës, për të cilën vazhdojnë të mos e kursejnë veten! E kujtoj atë si natën më të vështirë ndonjëherë!”, shkruan Hoxhaj në Facebook.