Hoxhaj: Është temë e mbyllur, PDK nuk merr pjesë në votimin për Vjosa Osmanin presidente
Kryetari në detyrë, Enver Hoxhaj ka ritheksuar sot se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Vjosa Osmanin për presidente, madje nuk do të merr pjesë as në votim. Hoxhaj tha se kjo çështje për PDK është temë e mbyllur. “Qëndrimi i PDK-së është i qartë. Ne nuk e mbështesim kandidaturën e saj, nuk…
Kryetari në detyrë, Enver Hoxhaj ka ritheksuar sot se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Vjosa Osmanin për presidente, madje nuk do të merr pjesë as në votim.
Hoxhaj tha se kjo çështje për PDK është temë e mbyllur.
“Qëndrimi i PDK-së është i qartë. Ne nuk e mbështesim kandidaturën e saj, nuk votojmë për të, nuk marrim pjesë në votim. Prandaj çështjet e tilla të qëndrimeve në sallë mendoj që janë tema të natyrës teknike…”, tha ai.
Kreu i PDK-së më tej tha se lidhur me këtë kanë pasur debat edhe në Kryesi dhe Këshill Drejtues.
“… Kjo temë është e mbyllur. A qëndron në sallë apo jo, nuk ka asnjë vlerë. Vlera është, a merr pjesë apo nuk merr pjesë në votim…”, tha Hoxhaj./telegrafi/