Hoxhaj: Biden ka qenë dhe mbetet një mik i madh i Kosovës

07.11.2020

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Hoxhaj thotë se Biden është mik i madh i Kosovë dhe mbështetës i Kosovës së lirë dhe të pavarur. ”Urime Presidenti i 46-të i SHBA-së, Joe Biden! Presidenti i zgjedhur […]

Hoxhaj: Biden ka qenë dhe mbetet një mik i madh i Kosovës Foto: Enver Hoxhaj

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Hoxhaj thotë se Biden është mik i madh i Kosovë dhe mbështetës i Kosovës së lirë dhe të pavarur.

”Urime Presidenti i 46-të i SHBA-së, Joe Biden!

Presidenti i zgjedhur Biden ka qenë dhe mbetet një mik i madh dhe mbështetës i shkëlqyeshëm i Kosovës së lirë e të pavarur dhe i popullit të saj. Kjo është një fitore e vlerave Euro-Atlantike, lirisë dhe demokracisë, që janë shtyllat e Kushtetutës dhe aleancës sonë me SHBA-në!” ka shkruar Hoxhaj në facebook.

Joe Biden është presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas projeksioneve kryesore të zgjedhjeve në SHBA nga Associated Press dhe CNN.