Hovenieri tregon arsyen e vizitës së zyrtares së Departamentit Amerikan në Kosovë

20.05.2024

Zëvendësndihmës Sekretarja e Departamentit të Shtetit nga Byroja për demokraci, të drejta të njeriut dhe punë, Nicole Chulick, po qëndron për një vizitë në Kosovë.

Hovenieri tregon arsyen e vizitës së zyrtares së Departamentit Amerikan në Kosovë Foto: Ilustrim

Para takimit me presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti, ajo është pritur nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ky përmes një njoftimi ka treguar arsyet e vizitës së zyrtares amerikane në Kosovë.

“Gjatë vizitës së saj, DAS Chulicku do të fokusohet në çështje kritike për marrëdhëniet tona dypalëshe, duke përfshirë të drejtat e pakicave dhe të drejtat e njeriut në Kosovë”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Chulicku është pritur në takim nga presidentja Osmani, ndërsa me kryeministrin Kurti pritet të takohet në orën 14:30.