Hoti të hënën do raportojë për çështjen e personave të zhdukur

04.11.2020

Kryeministri i Vendit, Avdullah Hoti ka njoftuar se të hënën me datën 09 nëntor 2020 do të raportojë për personat e pagjetur. Hoti njofton se me datën 09 nëntor bashkë me anëtarët Komisionit Qeveritarë për Persona të Zhdukur dhe zyrtarë të institucioneve të tjera, do të informojnë Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi […]

Hoti të hënën do raportojë për çështjen e personave të zhdukur Foto: Ilustrim

Kryeministri i Vendit, Avdullah Hoti ka njoftuar se të hënën me datën 09 nëntor 2020 do të raportojë për personat e pagjetur.

Hoti njofton se me datën 09 nëntor bashkë me anëtarët Komisionit Qeveritarë për Persona të Zhdukur dhe zyrtarë të institucioneve të tjera, do të informojnë Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Çështje të Personave të Zhdukur, për angazhimet e Qeverisë lidhur me këtë çështje, përfshirë edhe zhvillimet aktuale rreth kërkimeve dhe gjetjes së mbetjeve mortore të të pagjeturve.

Kujtojmë se në Komunën e Suharekës janë 116 persona të pagjetur, prej tyre 28 janë fëmijë.