Hoti: Qeveria e re ta zbatojë Marrëveshjen e Washingtonit

para 28 dite

Ish-kryeministri i Kosovës, tash deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e re e Kosovës duhet të përqendrohet te zbatimi i marrëveshjes së Washngtonit.

Hoti: Qeveria e re ta zbatojë Marrëveshjen e Washingtonit

Deputeti Hoti ka shkruar në Facebook se nisja e projekteve infrastrukturore është në interesin e Kosovës dhe qeveria e re duhet të nis menjëherë përgatitjen e planeve zbatuese dhe të sigurojë financimin bazë, për t’u futur më tej në negociata me partnerët stratetegjik për zbatim e financim të plotë të projekteve.

Ai ka shkruar se me krizën energjetike që po mbretëron, projekti i gazit ka marrë përmasa të sigurisë kombëtare.

“Besoj shumë se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet ta kthejë fokusin tek zbatimi i projekteve të parapara në Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020. Nisja e projekteve të mëdha infrastrukturore është interes strategjik i Kosovës. Qeveria e re duhet menjëherë të nis përgatitjen e planeve zbatuese dhe të sigurojë financimin bazë, për të hyrë më tutje në negociata me partnerët strategjik të Kosovës për zbatim dhe financim të plotë të projekteve”, ka shkruar Hoti.

LEXO EDHE:  LDK-Suharekë me 5 kandidatë për deputetë, Shala: “Do të konfirmohet fitorja më 9 shkurt”

Etiketat