Hoti: Një muaj pushim dimëror për nxënësit, shkollat mbyllen me 18 dhjetor dhe hapen me 18 janar

01.12.2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pak pas orës 17:00 ka mbajtur konferencë për media, ku ka bërë të ditur të dhëna lidhur me situatën epidemiologjike në vend. I shoqëruar nga anëtarë të kabinetit të tij dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore kryeministri Hoti ka thënë se gjendja me pandeminë është mjaft serioze por e menaxhueshme. Ndër […]

Hoti: Një muaj pushim dimëror për nxënësit, shkollat mbyllen me 18 dhjetor dhe hapen me 18 janar Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pak pas orës 17:00 ka mbajtur konferencë për media, ku ka bërë të ditur të dhëna lidhur me situatën epidemiologjike në vend.

I shoqëruar nga anëtarë të kabinetit të tij dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore kryeministri Hoti ka thënë se gjendja me pandeminë është mjaft serioze por e menaxhueshme.

Ndër tjera Hoti ka bërë të ditur se në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së masat aktuale vazhdojnë të mbesin në fuqi, shkruan SuharekaOnline.

Në funksion të menaxhimit të pandemisë në dakordim me Ministrinë e Arsimit është dakorduar që gjysmë-vjetori i parë në shkolla të përfundojë me 18 dhjetor dhe gjysmë-vjetori i dytë të fillojë me 18 janar.

Ai gjithashtu ka njoftuar se në javën që vjen do të vendoset për masat që do të ndërmerren për festat e fundvitit në mënyrë që qytetarët të ndjehen sa më të qetë.