Hiqen tarifat për studentët e nivelit Bachelor dhe Master në Universitetet Publike të Kosovës

Hiqen tarifat për studentët e nivelit Bachelor dhe Master në Universitetet Publike të Kosovës
Fjolla Hoxha

16.07.2021 / Lajme

Lëvizja Vetëvendosje e Kosovës, ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë studentët e vendit, të cilët nuk do të paguajnë taksa për studimet ‘Bachelor’ dhe ‘Master’.

Lirimi i studentëve nga tarifat në universitetin publik , LVV thotë se se është në përputhje me programin qeverisës të Qeverisë Kurti II.

Arsimi publik do të jetë falas madje kjo gjë po mendohet të aplikohet edhe në nivelin e doktoraturës.

“Arsim publik falas është kërkesë e kamotshme e studentëve të Universitetit Publik në Kosovë. Kësaj kërkese sot iu përgjigj ministrja e MAShTI-t, Arbërie Nagavci, e cila i siguroi studentët që janë hequr tarifat për nivelin Bachelor dhe Master, dhe që një gjë e tillë po provohet të bëhet edhe me nivelin e doktoratës.

Arsimi është një e drejtë për të cilën nuk duhet të paguaj askush, andaj, filluar nga ky vit akademik 2021/2022, në përputhje me Programin Qeverisës të Qeverisë Kurti II, studentët do të lirohen nga tarifat në Universitetin Publik.

Më shumë mundësi e më shumë barazi, për të gjithë dhe pa dallim”, thuhet në postimin e LVV.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit