Heshtja e Kurtit për rezultatin në PISA, Berisha: Ka ardhur në pushtet nga ata që nuk e dinë çka është ky test

07.12.2023

Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar heshtjen e kryeministrit Albin Kurti për rezultatin në testin PISA. Ai ka deklaruar se heshtja e kryeministri për këtë çështje ka të bëj me atë se Kurti ka ardhur në pushtet nga ata që nuk ia kanë idenë se çka është PISA. Në profilin e tij […]

Heshtja e Kurtit për rezultatin në PISA, Berisha: Ka ardhur në pushtet nga ata që nuk e dinë çka është ky test Foto: Ilustrim

Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar heshtjen e kryeministrit Albin Kurti për rezultatin në testin PISA.

Ai ka deklaruar se heshtja e kryeministri për këtë çështje ka të bëj me atë se Kurti ka ardhur në pushtet nga ata që nuk ia kanë idenë se çka është PISA.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se nuk qeveriset vendi me infantil politik dhe praktikant.

Arsyja pse Albini nuk e folën asnjë fjalë për testin e PISA-s për vitin 2022, ka bëj me atë se ai ka ardhur në pushtet nga 90% e atyre që se kanë iden çka është testi PISA! Pse duhet me ja u lodhën trurin e zbrazët analfabetëve funksional, për të cilët edhe traktori fluturon kur ju thotë Albini? Nuk qeveriset vendi me infantil politik dhe praktikant, JO!”, ka shkruar Berisha.