Haziri: Nëse nuk arrihet marrëveshje për presidentin nuk përjashtojmë zgjedhjet e parakohshme

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri edhe njëherë ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të Kosovës do të kalojë nëpër zyrat e partisë së udhëhequr nga Isa Mustafa.

“Marrëveshja për Presidentin do të kalonte detyrimisht nëpër zyrat e LDK-së e pastaj të partive të tjera. Nëse nuk do të mund të arrinim marrëveshje me partitë tjera nuk përjashtojmë zgjedhjet e parakohshme në vend, sepse duhet ti japim zgjidhje vendit”, tha Haziri për emisionin ‘Imazh” në RTK.

Në radhë të parë te LDK-ja do të shqyrtohet mundësia se a do ta mund ta zgjedhë Presidentin nga radhët e kësaj partie, sipas Hazirit, këtu kemi emrin e Isa Mustafës dhe i cili nuk mund të largohet si mundësi edhe pse për këtë ende nuk është diskutuar brenda LDK-së.

”Realiteti politik është se ne ende nuk e kemi diskutuar zgjedhjen e kryetarit të vendit”, tha ai.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.