Haxhiu: LVV nuk është anti-amerikane, kjo është një klishe e vjetër që nuk besohet më!

09.09.2020

Ish ministrja e Qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu, ka sqaruar se as Albin Kurti as Lëvizja Vetëvendosje nuk janë anti-amerikanë. Albulena Haxhiu ka reaguar duke thënë se as Albin Kurti e as LVV nuk janë anti-amerikanë, duke shtuar se kjo është një klishe e vjetër që i është bërë Vetëvendosjës edhe pse tashmë kjo është tejkaluar, […]

Haxhiu: LVV nuk është anti-amerikane, kjo është një klishe e vjetër që nuk besohet më! Foto: Ilustrim

Ish ministrja e Qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu, ka sqaruar se as Albin Kurti as Lëvizja Vetëvendosje nuk janë anti-amerikanë.

Albulena Haxhiu ka reaguar duke thënë se as Albin Kurti e as LVV nuk janë anti-amerikanë, duke shtuar se kjo është një klishe e vjetër që i është bërë Vetëvendosjës edhe pse tashmë kjo është tejkaluar, askush nuk beson në të, madje as vet ata që e thonë. .

Gjithashtu Haxhiu ka thënë se Kosova është vendi më pro-amerikan në botë, pas vet ShBA-ve.

“Si mund të jetë njeriu më i votuar i popullit më pro-amerikan një anti-amerikan?
Pra, populli e ka shumë të qartë se kush është VV e Albin Kurti”, është shprehur Haxhiu.

Haxhiu ka shtuar se “LVV historikisht ka kritikuar pozicionet e gabuara dhe të dëmshme të palëve nga Kosova dhe historia po e dëshmon që kanë pasur të drejtë, nga demarkacioni te zajdenica e deri tash kur u dha shumçka e su mor asgjë. Kjo nuk ka të bëjë fare me Amerikën”.