Hasani: Kuvendi i Kosovës nuk është bllokuar, mosvotimi i mandateve, gabim i opozitës

para 9 dite

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, profesori aktual i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës nuk ndodhet në bllokadë dhe mund të mblidhet çdo 48 orë, pavarësisht dështimit të deputetëve për të konstituuar institucionin në seancën e fundit.

Hasani: Kuvendi i Kosovës nuk është bllokuar, mosvotimi i mandateve, gabim i opozitës

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, profesori Hasani e ka cilësuar si gabim veprimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për të mos votuar raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve.

Si pasojë e mosmiratimit të këtij raporti, seanca e së martës e thirrur për konstituimin e Kuvendit u ndërpre. Kryesuesi i seancës njoftoi se do t’i drejtohet Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të marrë udhëzime mbi hapat e ardhshëm.

Partitë opozitare kanë ngritur dyshime lidhur me dorëheqjen e paraqitur nga ish-kryeministri Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë, të cilët janë zgjedhur deputetë në legjislaturën e re. Megjithatë, profesori Hasani ka theksuar se me betimin e tyre si deputetë, ata nuk do të mund të ushtronin asnjë funksion ekzekutiv.

Etiketat

Ofertat e fundit