Haradinaj-Kurtit: Si do e ndreqësh gjendjen në këtë vend

04.02.2022

“Në mesin e shumë premtimeve të tjera që i shkele sapo erdhe në pushtet, është edhe mbështetja për bujqit, të cilëve nuk ua lirove naftën e as nuk i subvencionove, por as nuk ule numrin e “xhipave qeveritarë”. Përkundrazi, deputetët tuaj, po dalin të jenë kampionët e harxhimeve buxhetore” ka thënë ndër të tjerash ish-kryeministri […]

Haradinaj-Kurtit: Si do e ndreqësh gjendjen në këtë vend Foto: Ilustrim

“Në mesin e shumë premtimeve të tjera që i shkele sapo erdhe në pushtet, është edhe mbështetja për bujqit, të cilëve nuk ua lirove naftën e as nuk i subvencionove, por as nuk ule numrin e “xhipave qeveritarë”. Përkundrazi, deputetët tuaj, po dalin të jenë kampionët e harxhimeve buxhetore” ka thënë ndër të tjerash ish-kryeministri Haradinaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Si do ta ndihmosh Kosovën z. Kurti?

Në energji pengove e refuzove investimet dhe rrite çmimin

Familjarët e anëtarëve të kabinetit tuaj, ministrave e deputetëve, nuk janë më për dasma, por për punësime e ngritje detyre në institucione

Me militantët tu, në shpejtësi të paparë, kape bordet e institucioneve dhe ndërmarrjeve

Në mesin e shumë premtimeve të tjera që i shkele sapo erdhe në pushtet, është edhe mbështetja për bujqit, të cilëve nuk ua lirove naftën e as nuk i subvencionove, por as nuk ule numrin e “xhipave qeveritarë”. Përkundrazi, deputetët tuaj, po dalin të jenë kampionët e harxhimeve buxhetore.

Rreth 100 mijë qytetarëve që kanë kërkuar vizë pune vetëm në njërën nga ambasadat, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, sqaroju se si do e ndreqësh gjendjen në këtë vend?