Haradinaj kritika ndaj Kurtit: Ua ka ngulur thikën aleatëve dhe kategorive të dala nga lufta

24.07.2023

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot ka mbajtur takim me shoqatat e dala nga lufta, shoqatat e të burgosurve politikë dhe të pagjeturave dhe ish udhëheqës të UÇK-së, ku kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se u ka ngulur thikë pas shpine […]

Haradinaj kritika ndaj Kurtit: Ua ka ngulur thikën aleatëve dhe kategorive të dala nga lufta Foto: Ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot ka mbajtur takim me shoqatat e dala nga lufta, shoqatat e të burgosurve politikë dhe të pagjeturave dhe ish udhëheqës të UÇK-së, ku kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se u ka ngulur thikë pas shpine dy vlerave sublime të vendit, aleatëve ndërkombëtar dhe kategorive të dala nga lufta.

Haradinaj në takim me kategoritë e luftës, ka thënë se të njëjtit nuk mund të ndahen nga paga minimale.

Ai ka theksuar se është veteran i vërtetë, derisa sipas tij Kurti nuk është i tillë.

Kritika ndaj Kurtit kanë pasur edhe organizatat e dala nga lufta, të cilat kanë thënë se kjo qeveri ka harruar rrugën e sakrificës së Kosovës.

Xhavit Jashari, nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, ka thënë se do të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për pagën minimale, që më pastaj të ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme.

Ai shtoi se lënia jashtë Ligjit për Pagën Minimale e kësaj kategorie është vendimi më i keq dhe gabim i madh.

“Vendimet e fundit të kësaj Qeveria përmes deputetëve, janë një gabim i madh. Kjo qeveri ka bërë tradhti ndaj kësaj kategorie. Mos ta keqpërdorin besimin që ia kanë dhënë qytetarët”, tha Jashari. /KP/Telegrafi/