Haradinaj: Është koha që Kurti të tërhiqet

  • 16.08.2022
Haradinaj: Është koha që Kurti të tërhiqet

Haradinaj ka thënë se është koha që Albin Kurti të tërhiqet nga posti i kryeministrit të Kosovës, derisa ka kritikuar Kurtin për reduktimet e rrymës, e kjo sipas tij është si rezultat i paaftësisë së qeverisë për të menaxhuar situatën.

Ai tha se u është drejtuar Kurtit me kërkesë që të shqyrtojë tërheqjen nga posti i kryeministri, duke shtuar se këtë ia thotë diksuh që ka pasur rastin të tërhiqet dy herë.


“Dje ju kam drejtuar Kurtit me një kërkesë që ta shqyrtojë tërheqjen, këtë ia thotë dikush që e ka pasur rastin me u tërheq dy herë, mendoj që është koha edhe ai me vlerësua seriozisht tërheqjen nga përgjegjësia e vet…

Çështja e reduktimeve shihet që është menaxhim i keq i kësaj qeverie, të kesh reduktime në gusht është diçka detyrimisht faji dihet ku është, është kjo qeveri, paaftësia e kësaj qeverie që na shqetëson pastaj kur të hymë në dimër”, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu, kryetari i AAK-së ka folur lidhur me takimet që kryeministri Kurti do t’i zhvillojë me datën 17 dhe 18 gusht në Bruksel, me sekretarin e NATO-s si dhe me presidentin e Serbisë, kjo në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“NATO e prirë nga Amerika ka dëshmuar që nuk lejon destabilizim të Ballkanit në shumë raste dhe çdo herë. Ajo që për mua është e dhimbshme është një retorikë artificiale e Kurtit dhe Vuçiqit për t’ia rritë çmimin gjëja një arritje të madhe, pakti për mos sulmim.

Me gjithë këto shqetësime që ia bëjnë qytetarëve të Kosovës sot se ka luftë, do të ketë luftë, krejt është halli me mbulu zotëri Kurti marren e një marrëveshje që nuk ka nevojë sepse është që nga ’99-a, për paktin për mos sulmim, sikurse edhe shumë diverzione të tjera në debat publik me i mbulu humbjet dhe dështimet e kësaj qeverie”, ka thënë Haradinaj,

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë