Hapet thirrja për financimin e studimeve master në ShBA në kuadër të Programit Fulbright, Nagavci jep detaje

12.04.2024

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është hapur thirrja për Fulbright Foreign Student Program (Programi Master) për vitin akademik 2025-2026, program që bashkëfinancohet nga MASHT dhe Ambasada Amerikane.

Hapet thirrja për financimin e studimeve master në ShBA në kuadër të Programit Fulbright, Nagavci jep detaje Foto: Ilustrim

Nagavci ka thënë se pritshmëria është që të financohen 3-4 studentë të Republikës së Kosovës për studimet master në SHBA.

“Ky program ofron mundësi për një përvojë unike për studentët, për të përparuar në fushën e tyre të studimit në një mjedis akademik të lartë. Përveç aspektit financiar, pjesëmarrja në programin Fulbright Master siguron një platformë për zhvillimin personal dhe profesional të studentëve, duke i ndihmuar ata të ndërtojnë rrjetet e tyre akademike dhe profesionale ndërkombëtare. Inkurajoj të gjithë studentët e këtij niveli të aplikojnë për këtë mundësi të rëndësishme”, ka shkruar Nagavci.