Hajdari: S’po di pse po vjen ky panik, Kosova s’ka importuar grurë nga Ukraina

09.03.2022

Ministrja Hajdari ka shtuar se përkundër asaj që Ukraina është ndër shtetet që eksporton më së shumti grurë, Kosova sipas saj nuk është varur nga gruri i këtij shteti. Sipas Hajdarit Kosova nuk ka importuar grurë nga Ukraina. Ajo tha se nuk është mirë se çfarë ka ndodhur, por nuk e di pse po vjen […]

Hajdari: S’po di pse po vjen ky panik, Kosova s’ka importuar grurë nga Ukraina Foto: Ilustrim

Ministrja Hajdari ka shtuar se përkundër asaj që Ukraina është ndër shtetet që eksporton më së shumti grurë, Kosova sipas saj nuk është varur nga gruri i këtij shteti.

Sipas Hajdarit Kosova nuk ka importuar grurë nga Ukraina.

Ajo tha se nuk është mirë se çfarë ka ndodhur, por nuk e di pse po vjen ky panik, kur nuk ka rrezik për mbyllje të kufijve dhe të stoqeve.

Po ashtu, ministrja Hajdari ka shtuar se kemi edhe shtete të tjera mike si Kroacia, Italia, Bullgaria, Turqia nga edhe ku marim grurë.

“Nuk e di pse po vjen ky panik, kur nuk ka rrezik për mbyllje të kufijve dhe të stoqeve. Nuk është e mirë se çfarë ka ndodhur. Ky panik qe vjen nuk e di pse po vjen kur nuk ka rrezik për mbyllje të kufijve she stoqeve. Ndoshta për grurin, Ukraina njihet si një prej shteteve që eksporton më shumë grurë, por Kosova nuk ka eksportuar nga Ukraina, pra nuk lidhet direkt nga Ukraina. Kemi edhe shtete të tjera mike si Kroacia, Italia, Bullgaria, Turqia nga edhe ku marrim grurë”, tha ajo.

Gjithashtu, ministrja e Ekonomisë dhe Tregtisë ka deklaruar se janë duke punuar që vendin ynë të ketë mjaftueshëm në rezervat e saj grurë dhe miell.

“Jemi në kontakt edhe me ministren e MPDJ-së, me ambasadat dhe me homologët tanë me të cilët bisedojnë dhe nëse ata e ndalin eksportin për disa produkte me marrëveshjet ndërministrore e lejojnë Kosovën që të rrisë mundësinë e stoqeve dhe rezervave shtetërore në këtë rast”, theksoi ministrja Hajdari.