Hajdari: Mbi 230 milionë euro investime të huaja direkte për gjashtë muaj në Kosovë

15.09.2021

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se brenda gjashtë muajve të parë të vitit 2021 janë realizuar 230.1 milionë euro investime të huaja direkte, duke theksuar se këto përbëjnë vlerën më të lartë të investimeve të kryera për gjashtë muaj të një viti, që nga viti 2007. Po ashtu ministrja Hajdari ka […]

Hajdari: Mbi 230 milionë euro investime të huaja direkte për gjashtë muaj në Kosovë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se brenda gjashtë muajve të parë të vitit 2021 janë realizuar 230.1 milionë euro investime të huaja direkte, duke theksuar se këto përbëjnë vlerën më të lartë të investimeve të kryera për gjashtë muaj të një viti, që nga viti 2007.

Po ashtu ministrja Hajdari ka theksuar se kjo është vlera më e lartë e investimeve në raporton me mesataren e deritashme.

Gjithashtu, ajo ka shtuar se vlenë të cekët se viti 2021 është për 33% me më shumë investime se viti 2020, apo 109% më i lartë se viti 2019.

Njoftimi i plotë i ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari:

SUKSESET NË VIJIM ME QEVERISJEN E MIRË

Të dashur Qytetarë,
Përkrahja dhe vota e juaj e dhënë me besim të plotë me datën 14 Shkurt 2021, e bazuar në premtimin tonë për transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjësi, si parime kryesore për qeverisje të mirë, janë duke sjellur rezultate të mira në kthim të besimit për investitorët.

Investimet e huaja direkte në gjashtë (6) muajt e parë të vitit 2021 janë 230.1 milionë euro dhe përbëjnë vlerën më të lartë të investimeve të kryera për gjashtë (6) muaj të një viti, që nga viti 2007.

Nga viti 2010 deri në vitin 2020 mesatarja e investimeve të huaja direkte për gjashtëmujorët e parë të viteve është 121.9 milionë euro, ndërsa në gjashtë (6) muajt e parë të vitit 2021 janë 230.1 milionë euro apo 89% ngritje krahasuar me mesataren e deritanishme. Po ashtu vlenë të ceket se viti 2021 është për 33% me më shumë investime se viti 2020, apo 109% më i lartë se viti 2019.

Burimi: Raportet e Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës. Besimi i rritur në qeverisjen tonë do të sjell edhe më shumë rezultate në vijim gjatë zbatimit të Programit Qeveritar Punë & Drejtësi.

LEXO EDHE:  Investime në Radiologji, Kurti: Jemi pajisur me një aparaturë e cila është e vetmja në rajonin e Ballkanit

Etiketat