Hacker: Gabim i rëndë lidhja e anëtarësimit në KiE me Asociacionin

08.05.2024

Deputeti gjerman Thomas Hacker, ka theksuar se lidhja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës me implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të ishte gabim i rëndë.

Hacker: Gabim i rëndë lidhja e anëtarësimit në KiE me Asociacionin

Në një shkrim në ‘X’, Hacker ka thënë se sërish, duket se shtetet perëndimore nuk kanë mësuar nga gabimet e shkuara.

Gjermania dhe Franca, kanë përsëritur të hënën se procedimi i draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe për interpretim në Gjykatën Kushtetuese do të ishte sinjal i mjaftueshëm për ta siguruar mbështetjen në vendimmarrjen finale të Këshillit të Evropës këtë muaj. 

Britania e Madhe është shteti më i fuqishëm brenda KiE-së që i ka ofruar Kosovës mbështetje pa kushte shtesë për anëtarësim në këtë organizatë. 

Etiketat

Ofertat e fundit