Greva e SBASHK-ut, ASK: Të shikohet interesi i nxënësve, ky vit nuk duhet të dëmtohet më tepër

10.05.2022

Po ashtu, nga SBASHK-u kanë paralajmëruar se kjo grevë do të jetë edhe përgatitje për grevë të përgjithshme. Rreth 12 mijë nxënës më pak kanë vijuar vitin shkollor 2021-2022, ndërsa sfidë për sistemin parauniveristar mbetet zbatimi i kontratës kolektive në komuna. Kështu tha kryesuesi i Kolegjiumit për Arsim parauniversitar, Samir Shahini gjatë raportimit të tij […]

Greva e SBASHK-ut, ASK: Të shikohet interesi i nxënësve, ky vit nuk duhet të dëmtohet më tepër Foto: Ilustrim

Po ashtu, nga SBASHK-u kanë paralajmëruar se kjo grevë do të jetë edhe përgatitje për grevë të përgjithshme.

Rreth 12 mijë nxënës më pak kanë vijuar vitin shkollor 2021-2022, ndërsa sfidë për sistemin parauniveristar mbetet zbatimi i kontratës kolektive në komuna.

Kështu tha kryesuesi i Kolegjiumit për Arsim parauniversitar, Samir Shahini gjatë raportimit të tij para anëtarëve të Komisionit për Arsim ku së bashku diskutuan për gjendjen e arsimit parauniversitar në nivel komunal.

Gjithashtu, ai ka përmendur grevën e SBASHK-ut, ku për një gjë të tillë ka thënë se duhet të shikohet interesi i nxënësve pasi ky vit shkollor është dëmtuar mjaftueshëm.

Ai ka bërë të ditur se vendi ynë numëron rreth 330 mijë nxënës në sistemin parauniversitar, kjo në këtë shifër dominojnë për 10 mijë nxënës meshkuj sesa femra.

Ai shtoi se në Kosovë vazhdon të jetë e ulët përfshirja e nxënësve në arsimin parashkollor.

Si sfidë kryesore, ai ka renditur zbatimin e kontratës kolektive për çka tha se as MASHT-i nuk u ka ofruar përkrahje.

“Sfidë kryesore vazhdon të mbetet zbatimi i kontratës kolektive në komunat e cila në hartim të saj ka pas probleme dhe pastaj vazhdon të reflektojë tash e sa vite në kontratën paraprake por edhe në kontratën e re të nënshkruar në vitin 2021 nga ish-ministri Ramë Likaj. Vazhdojmë të kemi mos alookim të buxhetit për kryerjen e obligimeve që iu dalin komunave nga kontrata kolektive.

Pastaj, një nga problemet e tjera më të theksuara është sfida e rekrutimit dhe ndeshja e dy ligjeve të cilat thonë krejt diçka tjetër njëri prej tjetrit për rekrutim të stafit, kemi Ligjin për Arsim Parauniversitar dhe atë për Shërbyes Publik i cili ia delegon përgjegjësinë e rekrutimit zyrave të personelit nëpër komuna dhe sot në realitet kemi disa komuna që vazhdojnë të kryejnë rekrutimin përmes njësisë kërkuese DKA në këtë rast dhe disa komuna që bëjnë rekrutimin përmes zyrës së personelit”, tha ai.