Gjyqtari Fidan Hoxha nga Gjykata Themelore e Prizrenit zgjedhet anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

21.06.2021

Gjyqtari Fidan Hoxha, është zgjedhur anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtur sot në Prishtinë, ku të drejtë vote kishin 318 (treqind e tetëmbëdhjete) gjyqtarë nga të gjitha Gjykatat Themelore, gjyqtari Fidan Hoxha nga Gjykata Themelore e Prizrenit është zgjedhur anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radhët e gjyqtarëve […]

Gjyqtari Fidan Hoxha nga Gjykata Themelore e Prizrenit zgjedhet anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Foto: Ilustrim

Gjyqtari Fidan Hoxha, është zgjedhur anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtur sot në Prishtinë, ku të drejtë vote kishin 318 (treqind e tetëmbëdhjete) gjyqtarë nga të gjitha Gjykatat Themelore, gjyqtari Fidan Hoxha nga Gjykata Themelore e Prizrenit është zgjedhur anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatave Themelore.

Gjyqtari Fidan Hoxha do të ketë mandat 5 (pesë) vjeçar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, gjithashtu i njëjti do të vazhdon detyrën e gjyqtarit në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni penal pranë Gjykatës Themelore në Prizren, të cilën detyrë e mban që nga data 31 korrik të vitit 2017.

Paraprakisht me datë 9 qershor, gjyqtari Fidan Hoxha ishte nominuar nga kolegët e tij të Gjykatës Themelore në Prizren – Degët në Suharekë dhe Dragash si i kandidat për anëtarë të KGJK-së.

U.D. së kryetarit të Gjykatës Artan Sejrani, si dhe të gjithë gjyqtarët dhe stafi administrativ gjyqtarit Fidan Hoxha i dëshirojnë suksese në angazhimin e tij si anëtar i KGJK-së.