Gjendje e qetë në pikat kufitare, pritjet deri në 10 minuta në Merdar

22.12.2025

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit të të dhënave lidhur me fluksin e automjeteve në pikat kufitare të Kosovës, duke njoftuar se situata paraqitet e qetë dhe pa pritje të gjata.

Gjendje e qetë në pikat kufitare, pritjet deri në 10 minuta në Merdar Foto: Ilustrim

Sipas përditësimit të publikuar në ora 08:17, në të gjitha pikat kufitare nuk raportohet për kolona apo vonesa të theksuara, derisa pritjet janë minimale si në hyrje, ashtu edhe në dalje të Kosovës.

Pritja më e gjatë është regjistruar në pikën kufitare në Merdar, ku qytetarët po presin deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë. Ndërkaq, në pjesën dërrmuese të pikave të tjera kufitare, pritjet janë rreth 5 minuta.

Edhe për daljen nga Kosova, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet janë të shkurtra dhe pa vonesa të konsiderueshme, duke mundësuar qarkullim normal për udhëtarët.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, para nisjes së udhëtimit, të informohen rregullisht për gjendjen në pikat kufitare, veçanërisht gjatë orëve me fluks më të madh.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More