Gjendja në pikat kufitare, deri në 25 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

22.07.2025

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat rreth fluksit dhe pritjeve në pikat kufitare.

Sipas pëtërditësimit të fundit (17:27), pritjet për hyrje/dalje nga Republika e Kosovës janë deri në 25 minuta.

Pika me frektuentimin më të madh është ajo e Dheut të Bardhë, ku për të hyrë në Kosovë duhet pritur 20-25 minuta ndërsa për të dalë 10-15 minuta.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet pa vonesa më të gjata se 3 – 5 minuta.