Gjendja në pikat kufitare, deri 10 minuta pritjet në hyrje e dalje nga Kosova

28.12.2021

Sipas raportit të Qendrës për Menaxhimin Kufitar të orës 08:37, në shumicën prej pikë kalimeve kufitare pritjet nuk shkojnë më shumë se 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Ndryshim bën vetëm vendkalimi në Merdar, ku pritjet janë deri në 10 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Edhe në Jarinjë pritet […]

Gjendja në pikat kufitare, deri 10 minuta pritjet në hyrje e dalje nga Kosova Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Qendrës për Menaxhimin Kufitar të orës 08:37, në shumicën prej pikë kalimeve kufitare pritjet nuk shkojnë më shumë se 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Ndryshim bën vetëm vendkalimi në Merdar, ku pritjet janë deri në 10 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Edhe në Jarinjë pritet shkojnë deri në 10 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Kujtojmë se fundviti rikthen në Kosovë një numër të madh të bashkatdhetarëve që zgjedhin vendlindjen për të kaluar festat.

Ndryshe në vendimin e fundit për masat anti-COVID të miratuara nga Qeveria e Kosovës më 01 dhjetor thuhej se çdo person, i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

-Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19;

-Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).

-Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia sipas pikës 2.1 të këtij (Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë [me dy doza] kundër COVID-19), thuhej në vendim.

Pikat e Kalimit KufitarHyrje (min)Dalje (min)Kolona (metra) 
Hyrje
Kolona (metra) 
Dalje
Glloboqicë03-0503-050000
Stançiq03-0503-050000
Qafë e Prushit03-0503-050000
Qafë e Morinës03-0503-050000
Kullë03-0503-050000
Bërnjak05050000
Vërmicë03-0503-050000
Hani i Elezit03-0503-050000
Jarinje05-1005-100000
Mutivodë05050000
Muçibabë05050000
Dheu i Bardhë10105040
Merdarë05-1005-100000