Gjendja me COVID-19 në Kosovë, paralajmërohen masa shtrënguese nëse ka nevojë

22.12.2021

Doktor Rifat Latifi, kirurgu shqiptaro amerikan, me prejardhje nga Kosova u rikthye në vendlindje pas më shumë se 36 vjetësh qëndrimi në Shtetet e Bashkuara. Latifi i njohur me arritjet e tij në fushën e mjekësisë dhe tele-mjekësisë u emërua një muaj më parë ministër i Shëndetësisë në Kosovë. Ministri Latifi mori detyrën e ministrit […]

Gjendja me COVID-19 në Kosovë, paralajmërohen masa shtrënguese nëse ka nevojë

Doktor Rifat Latifi, kirurgu shqiptaro amerikan, me prejardhje nga Kosova u rikthye në vendlindje pas më shumë se 36 vjetësh qëndrimi në Shtetet e Bashkuara. Latifi i njohur me arritjet e tij në fushën e mjekësisë dhe tele-mjekësisë u emërua një muaj më parë ministër i Shëndetësisë në Kosovë.

Ministri Latifi mori detyrën e ministrit të Shëndetësisë në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit, një virus ky që ka shkaktuar vdekjen e afro tre mijë qytetarëve të Kosovës. Ai thotë se aktualisht gjendja me COVID-19 është e qëndrueshme por nuk mund të ketë lehëtsim masash kufizuese.

“Vendet në Evropë kanë një numër shumë të rritur me COVID-19 kanë probleme të jashtëzakonshme nëpër spitale, ndonëse e kanë sistemin shëndetësor shumë më të zhvilluar se ne. Ne për fat e kemi një gjendje shumë stabile epidemiologjike por ne duhet të jemi të kujdesshëm që kjo të mos na keqësohet ngase mund të keqësohet brenda ditës prandaj ne jemi gati për çdo ditë duke analizuar gjendjen epidemiologjike edhe me marr masa tjera nëse ka nevojë, tash për tash jemi mirë”, tha ai.

LEXO EDHE:  Sulm me granata në Stacionin Policor të Zveçanit

Ministri Latifi thotë se deri më sot nuk është regjistruar asnjë rast me variantin e ri Omicron të koronavirusit.

“Ne i marrim mostrat epidemiologjike që i dërgojmë jashtë vendit edhe ndoshta mund të kemi tani por deri më tash nuk kemi asnjë, shancat janë shumë të mëdha që edhe ne të kemi sikurse vendet e botës”, tha ai.

Kosova deri më tash ka vaksinuar më shumë se 60 për qind e popullsisë mbi 18 vjeçe kundër COVID-19. Por majt e fundit është shënuar rënie e interesimit për t’u vaksinuar. Aktualisht në Kosovë ka filluar vaksinimi edhe me dozë përforcuese apo dozën e tretë për të mbrojtur qytetarët nga variantet e reja të COVID-19. Ministri Latifi thotë se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të parandaluar vdekjet dhe shtrirjet në spital./VOA

Etiketat