Gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës, në disa rrugë s’mund të kaloni pa pajisje dimërore
- 21.01.2022
- 0 komente
Mëngjesi i së premtes i ka gjetur të mbuluara me borë shumicën e qyteteve të Kosovës.

Si pasojë e reshjeve të borës, disa prej rrugëve janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë përditësimin e të dhënave të fundit për gjendjen e rrugëve në vend, pas reshjeve të borës.
Rrugët Gjilan-Muçibabë, Fushëpajtim-Glloboqicë, Pejë-Kullë, Prishtinë-Mutivodë, Mitrovicë-Bërnjak dhe Mitrovicë-Jarinjë janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore.

KOMENTE0
Leave a Reply