Gërvalla, Gjermanisë: Vuçiqi po ju mashtron – shpresoj të kërkoni kalim të lirë, pavarësisht litiumit

para 35 dite

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, e ka ‘goditur’ Gjermaninë teksa ka reaguar në “X” ndaj bllokadës së kufijve me Kosovën që po bëhen brenda territorit të Serbisë.

Gërvalla, Gjermanisë: Vuçiqi po ju mashtron – shpresoj të kërkoni kalim të lirë, pavarësisht litiumit

Gërvalla ka përmendur që atje po ndalohen shqiptarë me targa gjermane duke i bërë thirrje Berlinit që të angazhohet për kalim të lirë të tyre.

Tutje, Gërvalla ka shkruar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po e mashtron BE-në dhe Gjermaninë duke folur për anëtarësim në BE. Sipas saj, policia serbe s’po ndërmerr asgjë kundër bllokuesve të rrugës që s’po i lënë shqiptarët të kalojnë.

“Përtej kufirit në Bërnjak, serbët e maskuar po ndalojnë makinat me regjistrim gjerman dhe nuk i lënë shqiptarët të kalojnë. Policia e Vuçiqit po e mbështet atë përshkallëzim racist, duke parë dhe duke mos bërë asgjë”, shkroi Gërvalla.

Po ashtu Gërvalla ka përmendur edhe marrëveshjen për litiumin duke thënë se pavarësisht saj, Gjermania duhet të reagojë. Kryediplomatja e Kosovës i ka bërë thirrje edhe BE-së e SHBA që ta ndalin Vuçiqin para se ai të nisë luftë.

A e dini çka është KODI 95?
Voto