Gastronomia e hoteleria pret ndihmën nga qeveria, nga Ligji i Rimëkëmbjes shpresohet që 20 milionë të shpërndahen në këtë sektor

19.06.2021

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kosovë. Qeveritë e atëhershme kishin ndërmarrur vendim për mbylljen e gastronomisë si dhe hotelerisë. E ky vendim ka shkaktuar dëme të mëdha nga pandemia këto dy sektore, e që akoma janë të parikuperueshme dhe se ndihmat nga Qeveria […]

Gastronomia e hoteleria pret ndihmën nga qeveria, nga Ligji i Rimëkëmbjes shpresohet që 20 milionë të shpërndahen në këtë sektor Foto: SuharekaOnline

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kosovë.

Qeveritë e atëhershme kishin ndërmarrur vendim për mbylljen e gastronomisë si dhe hotelerisë.

E ky vendim ka shkaktuar dëme të mëdha nga pandemia këto dy sektore, e që akoma janë të parikuperueshme dhe se ndihmat nga Qeveria janë të pamjaftueshme.

Në fillimin e muajit qershor, Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim për lehtësimin e masave anti-COVID, me ç’rast sektorit të gastronomisë iu është zgjatur orari i punës deri në ora 23:00.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit (OHT), Hysen Sogojeva ka thënë për EkonomiaOnline se presin që veprimtaria e tyre të rritet në një shkallë më të lartë, pasi që ky sektor ka qenë më i atakuari.

Tutje, ai tha se 220 milionë euro të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ende nuk janë ndarë, dhe shpreson që së paku 20 milionë të shpërndahen për këtë sektor.

“Vet fakti që e kemi zgjatur orarin e punës do të thotë se disa biznese në kuadër të veprimeve turistike mund të themi se kanë fillua me startua mirë por kemi edhe disa biznese do të thotë në kuadër të kësaj veprimtaria prandaj presim që shpejt edhe këto fillojnë që veprimtaria turistike të ec në një shkallë më të lartë, por duke marr parasysh që edhe Ligji për rimëkëmbjen të shpërndahen ato mjete”.

“Ne kemi theksuar edhe më herët, në kuadër të kësaj veprimtarie kjo ka qenë më e atakuar, dhe Qeveria duhet të merr masa më të shpejta dhe ato 220 milionë euro të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ende s’janë ndarë dhe prej atij ne kemi kërkuar së paku 20 milionë dhe nëse ky shpërndahet në mund të themi se gjasat janë të shkojmë nga përmirësim”, tha Sogojeva.

Tutje, Sogojeva tha se numri i turistëve dhe qytetarëve për të frekuentuar vendet  e ndryshme të Kosovës ka filluar të rritet, dhe në këtë drejtim janë të kënaqur.