ASK-ja publikon statistikat, mbi gjysmë milion vizitorë pati Kosova vitin e kaluar

18.06.2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), departamenti për statistikat ekonomike, ka përgatitur publikimin vjetor të statistikave të Hotelerisë për vitin 2023.

ASK-ja publikon statistikat, mbi gjysmë milion vizitorë pati Kosova vitin e kaluar Foto: Ilustrim

Në kuadër të hulumtimit të Hotelerisë dhe Turizmit, në vitin 2023, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 621,486, prej tyre 42,4%, ishin vendorë dhe 57,5% ishin të jashtëm.

“Numri i net-qëndrimeve ishte 1,547,462, prej tyre 51,7% nga vendorët dhe 48,2% nga të huajt.

Numri i vizitorëve dhe net qëndrimeve 2019 – 2022

Në vitin 2023 numri i vizitorëve vendorë është rritur për 61,9% në raport me vitin 2022, netë-qëndrimet e vizitorëve vendorë janë rritur për 199,0%.

“Kemi rritje te vizitorëve të jashtëm për rreth 20,2%, kurse netë-qëndrimet e vizitorëve të jashtëm janë rritur për 37,0% ne raport me vitin 2022″, shkruan në njoftimin zyrtar” thuhet në njoftimin e ASK-së.