Gastronomët – Qeverisë: Reflektoni, shtetet në rajon po punojnë me kapacitet të plotë

13.12.2021

Njëri nga gastronomët Dekorim Sahiti ka thënë se shtetet në botë kanë numër më të lartë të të prekurve me virusin Covid-19 dhe po punojnë me kapacitet të plotë. Ai ka paralajmëruar protesta duke thënë se kjo nuk vije nga dëshira e tyre. Reagimi i plotë: Qeveria e Republikës së Kosovës – JU LUTEM REFLEKTONI I […]

Gastronomët – Qeverisë: Reflektoni, shtetet në rajon po punojnë me kapacitet të plotë Foto: Ilustrim

Njëri nga gastronomët Dekorim Sahiti ka thënë se shtetet në botë kanë numër më të lartë të të prekurve me virusin Covid-19 dhe po punojnë me kapacitet të plotë.

Ai ka paralajmëruar protesta duke thënë se kjo nuk vije nga dëshira e tyre.

Reagimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës – JU LUTEM REFLEKTONI

I gjithë rajoni është hapur, e gjithë bota është hap edhe ato pak vende qe ishin mbyll tash u hapën.

Çdo shtet në rajon kanë numër tepër më të lartë të rasteve dhe të gjithë punojnë me full kapacitet.

Qeveria e Republikës së Kosovës po lutemi që të reflektoni, varianti Omicron sipas OBSH ka dal si varianti më i lehtë i Covid, tash mbase e dim atë dhe e dimë që vaksina e mbron këtë variant e kemi më të lehtë të gjithë.

Nuk po kerkojme qe ne te eksperimentojme ,  thjesht shiqone boten dhe veproni njejte. Ka muaj te tere qe ne bote punohet per ata qe jane te vaksionuar , kete po e kerkojme edhe ne.

Mbi 60% e popullates jemi tani te vaksionuar me dy doza  e mbi 66% me nga nje doze, ska asnje arsye qe ne akoma te jemi me ore policore.

Qeveria e Republikës së Kosovës lutemi te reflektoni te shiqoni te analizoni dhe kuptoni qe per ne hapja tani eshte jetike, kerkojme keto dy jave te festave te hapemi, hapja jone eshte vaksine per biznese  eshte mbijetes per ne, eshte motiv per mergaten tone qe te vizitojne vendin e tyre.

Protesta jone nuk eshte me deshire , ajo buron sepse ne tani jemi te mbeshtetur per muri e te ngulfatur…

Qeveria e Republikës së Kosovës lutemi te reflektoni te hapemi dhe te krijojme energji pozitive, shprese e jete  per vendin tone.