Gastronomët në pritje për t’u takuar me MSh-në, këto do të jenë kërkesat e tyre

12.10.2021

“Masat duhet të lehtësohen, gjendja epidemiologjike është stabile, procesi i vaksinimit po shkon shumë mirë, gjithsesi duke vazhduar me kontroll ndaj klientëve tanë. Rrjedhimisht, orari i funksionimit të bizneseve duhet të bëhet në pajtim me rregulloret komunale për orarin e punës së bizneseve, shfrytëzimi i kapaciteteve të brendshme duhet të rritet, ora policore duhet të […]

Gastronomët në pritje për t’u takuar me MSh-në, këto do të jenë kërkesat e tyre Foto: Ilustrim

“Masat duhet të lehtësohen, gjendja epidemiologjike është stabile, procesi i vaksinimit po shkon shumë mirë, gjithsesi duke vazhduar me kontroll ndaj klientëve tanë. Rrjedhimisht, orari i funksionimit të bizneseve duhet të bëhet në pajtim me rregulloret komunale për orarin e punës së bizneseve, shfrytëzimi i kapaciteteve të brendshme duhet të rritet, ora policore duhet të hiqet”, thuhet në një postim në Facebook.

Për më tepër, gastronomët konsiderojnë se masat aktuale nuk kanë efekt në uljen e rasteve të reja me koronavirus, andaj i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë për një takim të përbashkët në të cilin do të arrihej një zgjidhje adekuate për masat aktuale.

Sipas masave aktuale kundër COVID-19, aktiviteti i gastronomisë lejohet deri në 21:30, ndërsa lëvizja e qytetarëve kufizohet nga ora 22:00-05:00.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës është duke pritur që dy javë një konfirmim për takim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Në një prononcim për Reporteri.net, sekretari gjeneral i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica ka treguar se cilat do të jenë kërkesat e tyre karshi Ministrisë së Shëndetësisë.

“Realisht jemi duke pritur konfirmim prej MSH-së për takim, tashmë që dy javë. Kanë thënë se kishin agjendë të përcaktuar, po besojmë që do të ketë, por të shohim tash”

“Është heqja e orës policore, funksionimi i bizneseve sipas rregullorëve komunale për orarin e bizneseve dhe rritja e shfrytëzimit të kapacitetëve në hapësirat e brendshme, sigurisht me njërën nga dëshmitë për klientët”, u shprehë Vranica.