Gashi i LDK-së: Deputetët po kthehen, LDK-ja po rritet

07.09.2022

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së LDK-së. Në këtë takim janë parë të hyjnë anëtarët e Kryesisë e deputetë të Kuvendit të Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie në Kuvendin e  Kosovës, Arben Gashi nuk ka dhënë shumë detaje për takimin, por ka thënë se në LDK po kthehen deputetët. “ LDK-ja po […]

Gashi i LDK-së: Deputetët po kthehen, LDK-ja po rritet Foto: Ilustrim

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së LDK-së. Në këtë takim janë parë të hyjnë anëtarët e Kryesisë e deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie në Kuvendin e  Kosovës, Arben Gashi nuk ka dhënë shumë detaje për takimin, por ka thënë se në LDK po kthehen deputetët.

“ LDK-ja po rritet, po forcohet dhe ky është lajm i mirë  për Kosovën, dhe se çdo qytetar i Kosovës po kthehet në LDK, ashtu siç edhe po kthehen deputetët”, ka thënë ai para nisjes së takimit me Kryesinë e partisë në ora 16:00.

Sot mblidhet Kryesia e LDK-së, pritet zyrtarizimi i Doarsa Kica Xhelilit?

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të bëhet me 16 deputet të Kuvendit, një më shumë se që kishte në sesionin pranveror.

Doarsa Kica Xhelili që deri tash ishte pjesë e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, pritet të ulet në rendin e LDK-së opozitare, duke lënë partinë në pushtet me 58 numra në grupin e saj parlamentar.

Ndonëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht as nga vetë deputetja e as nga LDK-ja, burime brenda kësaj partie i kanë thënë RTKlive se Kica-Xhelili i është bashkuar LDK-së dhe kjo pritet të konfirmohet brenda pak kohësh.

Sipas të njëjtave burime, kjo çështje që po diskutohet kohët e fundit në media në fakt kishte nisur të flitej qysh prej muajsh në Kuvend.

Vetë lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku para pak ditësh e kishte cilësuar nder ta kishte Kica-Xhelilin në LDK si një nga deputetet më aktive siç e kishte cilësuar ai në një nga intervistat e tij mediale.

Ndërkohë, RTKlive merr vesh se Kryesia e LDK-së në krye me liderin, Lumir Abdixhiku pritet të mblidhet nga ora 16:00. Në këtë takim, pritet që kryesia të njoftohet dhe me këtë lëvizje të deputetes e cila do të kalojë nga LVV-Guxo në LDK.

Doarsa Kica Xhelili u zgjodh deputete e Kuvendit në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme parlamentare.

Në garë hyri në listën e Vetëvendosjes, por si emër i propozuar atë kohë nga Lista Guxo e themeluar nga Vjosa Osmani, por që u tërhoq nga politika kur mori postin e presidentes së shtetit.

E me presidenten Osmani dhe ministren e Jashtme Gërvalla, ministri i Bujqësisë, Faton Peci që këtë post e mori si pjesë e Listës Guxo, ka shpërndarë një fotografi me këtë mbishkrim: “Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”.

Ndërkohë sot në ora 17 00 Subjekti i ri politik “Guxo” do të mbajë Kuvendin e Parë zgjedhor dhe konstituiv.